UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS
FAKULTETI I EKONOMISË
PROGRAMI : MASTER
DEGA :FINANCE – BANKË
MIKROTEZE
TEMA:LIZINGU FINANCIAR NË SHQIPËRI
PUNOI:GRILDA PASHA UDHËHEQËS:HOLTA KORA
TIRANË,2018
ABSTRAKT
Nw kwtw temw
Përmbajtja
Hyrje
Kapitulli i pare: LIZINGU DHE NJOHURI TE PËRGJITHSHME PËR TË
1.1 Historik i shkurtër mbi lizingun……………………………………………………………………………………………6
1.2 Çështë lizingu dhe hapat që ndjek ky proçes………………………………………………………………………7
1.3 Lizingu dhe llojet e tij……………………………………………………………………………………………………….…8
1.4 Avantazhe dhe disavantazhe e lizingut……………………………………………………………………………..11
1.5 Rëndësia e lizingut…………………………………………………………………………………………………………….13
Kapitulli i dytë: LIZINGU NË VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS
2.1 Lizingu në Europë………………………………………………………………………………………………………………15
2.2 Lizingu në Rusi…………………………………………………………………………………………………………16
2.3 Lizingu në Serbi………………………………………………………………………………………………………………….17
2.4 Lizngu në SHBA…………………………………………………………………………………………………………………..18
Kapitulli i tretë: LIZINGU NË SHQIPËRI DHE RREGULLIMI LIGJOR I TIJ
3.1 Kuadri ligjor i lizingut në Shqipëri………………………………………………………………………………..19
3.2 Disa përkufizime të rëndësishme…………………………………………………………………………………20
3.3 Kontrata e lizingut dhe palët pjesmarrëse në të…………………………………………………………….20
3.4 Kuadri ligjor shqiptar dhe ndikimi në sistemin fiskal të proçesit të lizingut………………………..23
Kapitulli i katërt: ZHVILLIMET AKTUALE TË TIJ NË SHQIPËRI
4.1.Vështrim i shpejtë i përgjthshem mbi ekonominë shqiptare……………………………………………25
4.2.Aktivitetet e lizingut në tregun aktual shqiptar………………………………………………………………26
4.2.1 Tirana leasing SH.A………………………………………………………………………………………………………..26
4.2.2 Raiffeisen leasing SH.A…………………………………………………………………………………………..28
4.2.3 Sogelease Albania……………………………………………………………………………………………………….29
4.2.4 Landeslease SH.A………………………………………………………………………………………………………..30
4.2.5 Credins leasing SH.A……………………………………………………………………………………………………….30
4.2.6 Konkurenca në Shqipëri………………………………………………………………………………………….31
4.3.Aplikimi i rregullave ligjore dhe rregjistrimeve kontabël të lizingut në Shqipëri……………….…33
4.4 Problemet që pengojnë zhvillimin e lizingut në Shqipëri…………………………………………………..37
4.5.Tregu aktual i lizingut në Shqipëri…………………………………………………………………………………….38
Kapitulli i pestë: SHEMBULL ILUSTRUES
Shembull ilustrues
5.1.Ilustrime me shembull të metodës së qirasë financiare dhe operative………………………….….40
5.2.Cështje të raportimit të qirasë financiare në Pasqyrat Fiananciare……………………………….…..43
Kapitulli i gjashtë: KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
6.1.Konkluzione mbi përfitimet nga lizingu………………………………………………………………………..44
6.2.Rekomandime për përmirsimin e tregut të lizingut në Shqipëri………………………………………45
6.3.Referncat…………………………………………………………………………………………………………………47

HYRJE
Në sektorin ekonomik botëror veprojnë kompani të madhësive të ndryshme. Çdo biznes, në hapat e para të tij, pamvarësisht nga madhësia, ka nevojë për shuma relativisht të mëdha, të cilat janë të vështira që të gjenden. Për të lehtësuar investimet fillestare në fillimin e një biznesi shërben lizingu.

We Will Write a Custom Essay Specifically
For You For Only $13.90/page!


order now

Arsyeja kryesore qe me shtyu te zgjedhe kete teme eshte fakti qe lizingu financiar kosiderohet nje sherbim i ri ne sistemin bankar shqipetare, një formë mjaft tërheqëse për financim dhe duke u kosideruar si i tille,trajtimi i tije mund te perbej interes.Rendesia e tije vjen dhe për shkak të fleksibilitetit të tij. Për shkak të këtij të fundit rreth një e treta e makinerive dhe paisjeve janë të financuara me lizing. Sot, rreth 90% e kompanive e pranojnë lizingun si një nga alternativat më të zgjuara për financim.
Lizingu apo qiraja financiare është padyshim një nga aktivitetet dhe mardhëniet juridike që është zhvilluar me ritme të shpejta në shumicën e vendeve të botës, përfshirë ekonomitë në tranzicion, duke u bërë një nga metodat më të preferuara për financimin e investimeve të biznesit por edhe të konsumit privat e familjar.
Edhe për vendin tonë lizngu është një mundësi e mirë financimi. Kjo vjen për shkak të disa faktorëve si pozicioni ekonomik që ndodhemi, një ekonomi në zhvillim, struktura ekomomike e bizneseve dhe dëshira e tyre për t’u rritur. Në kushtet ku burimet për financim janë me kosto të lartë dhe në mungesë të likuiditetit, lind nevoja që të studiojmë lizingun. Lizingu mund të përmbushë kërkesat e biznesit të vogël, të mesëm dhe biznesit të madh dhe të krijojë një avantazh të fortë konkurues si një alternativë që ofron më shumë përfitime financiare.

KAPITULLI I PARW:LIZINGU DHE NJOHURI TW PWRGJITHSHME PER TW
Historik i shkurtër mbi lizingun
Njeriu i naftës J. Paul Getty, miliarderi i parë në botë, shpiku frazën “Blej atë që e çmon, jep me qira atë që nënçmon”. Sot, mbi 30% e të gjitha pajisjeve të blera në SHBA merren me kontratë qiraje. Kjo e bën leasing-un formën më të madhe të financimit të jashtëm të korporatave në vend. Shumë qytetërimet e lashta përdoret leasing-ut si një mjet financimi, duke përfshirë grekët, romakët, egjiptianët dhe fenikasit.

Sipas historianëve, dëshmia e parë e lizingut daton rreth 2000 vjet para Krishtit, në qytetin e lashtë Sumerian të Ur. Dëshmi të tjera të qirasë janë dokumentet familjare të Murashut (400-450 pes), të njohur si lider në tregun e shërbimeve me qira në Perandorinë Persiane, me qirane e anijeve të luftës dhe armëve. Transaksioni i parë i lizingut daton që nga 1066 kur Vilhelm the Conqueror mori me qira nga Normanet bagetitë. Marveshja e parë e lizingut është nënshkruar në 1248. Një nga përshkrimet e para teorike të lizingut është gjetur në tekstet ligjore romake. Greqia e lashtë gjithashtu udhëhoqi konceptin e leasing-ut bankar. Marrëveshja e parë e qirasë së bankës u nënshkrua qw 370 vjet para Krishtit për pasuri duke përfshirë emrin e bankës, depozitat, zyrat dhe stafin e saj.
Teknikat moderne të lizingut financiar, siç njihen sot në ditët e sotme, datojnë prej viteve 1900.

Shekulli i nëntëmbëdhjetë u shënua me një rritje të konsiderueshme të aktivitetit të lizingut, për shkak të diversitetit në rritje të mjeteve me qira. Zhvillimi i teknologjisë në bujqësi, prodhim dhe transport bëri që lizingu të ishte më i rëndësishëm.

Në shekullin e njëzetë, qiraja është bërë edhe më e rëndësishme. Në dekadat e para të shekullit prodhuesit kuptuan se ishte shumë e vështirë për të gjetur fondet për të blerë pajisje të reja në të njëjtën kohë, kështu që qiraja u përcaktua në atë periudhë si një mënyrë për të poseduar si pronën ashtu edhe teknologjinë.
Lizingu është bërë pjesë e jetës së përditshme në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropën Perëndimore në industrinë e makinave. Data e lizingut e lindjes konsiderohet të jetë 1954, kur zhvlerësimi i përshpejtuar i pasurisë së dhënë me qira është përdorur për qëllime tatimore, duke çuar në një kosto të ulët të qirasë.
Industria u shtri në Europë dhe Japoni në vitet 1960 dhe vazhdon të përhapet në vendet në zhvillim që nga mesi i viteve 1970. Zhvillimi i lizingut ka njohur një rritje të shpejtë gjatë dekadave në vijim dhe është kthyer në një teknikë të rëndësishme financimi.

Çështë lizingu dhe hapat që ndjek ky proçes
Nuk ka ndonjë përkufizim juridik por vetëm një kuptim i tij aplikohet nga praktikat ligjore. Termi `lizing` do të thotë qira, pra transferimi i sendeve të caktuara për një periudhë të caktuar kohe kundrejt pagesës.. Lizingu është formë kredie e vogël, e butë,me anë të së cilës një person mund të përfitojë një shërbim apo mund të blejë edhe pa i pasur të gjitha paratë e domosdoshme.

Lizingu është një marëdhënie ekonomike dhe juridike e konkretizuar në një kontratë në bazë të së cilës shoqëria e lizingut financon blerjen e një sendi, duke u bërë pronar i tij dhe ia jep atë me qira një personi tjetër përkundrejt pagesave periodike, zakonisht me opsionin e blerjes në përfundim të periudhës së qirasë. Në kontratë përcaktohen koha e përdorimit të sendit, përgjegjësia për mbulimin e risqeve, mirëmbajtja e sendit, shuma dhe periodiciteti i pagesave (zakonisht mujore, tremujore apo vjetore), opsioni i blerjes së sendit nga qiramarrësi, etj.

Lizingu ka elementë të mardhënieve të qirasë së zakonshme, të shitblerjes dhe të huasë. Në varësi të këtyre elementëve dallohet lizingu operativ, që afrohet më shumë me qiranë e zakonshme dhe lizingu financiar ose qiraja financiare, që afrohet më shumë me blerjen me keste apo blerjen me kredi.

Paisjet që mund të merren me lizing janë të shumta dhe si parim është që, çdo paisje mund të merret me lizing. Lizingu është veçanërisht i përhapur në financimin e teknologjive të reja, makinerive e paisjeve, teknologjisë së informacionit, kompjuterave e programeve kompjuterike, automjeteve, si edhe nevojave familjare e individuale për pasuri të patundshme, për autovetura, paisje elektroshtëpiake, etj
Hapat që ndiqen në lizing:
Klienti zgjedh sendin që do të marrë në përdorim.

Paraqet kërkesën tek shoqëria e lizingut.

Shoqëria e lizingut nënshkruan kontratën me klientin.

Shoqëria e lizingut nis porosinë te shitësi i sendit.

Shitësi i dorëzon pasurinë klientit.

Shitësi dorëzon faturën te shoqëria e lizingut.

Shoqëria e lizingut urdhëron bankën që ti paguajë faturën shitësit të pasurisë.

Banka i paguan faturën shitesit.
Klienti (huadhenësi) urdhëron bankën ti paguajë këstin shoqërisë së lizingut.

Banka, me urdhër të klientit paguan këstin e parashikuar në kontratë.

Fig.1
Pjesmarrësit në një transaksion lizingu
Kompania e Lizingut
Kompania Qiramarrese
Institucioni Financues
Kompania e Sigurimit
Furnitori
Kontrate
Qiraje
Police Sigurimi
Kontrate Shitblerje
Kontrate Kredie
Oferte per pajisjen
Pjesmarrësit në një transaksion lizingu
Kompania e Lizingut
Kompania Qiramarrese
Institucioni Financues
Kompania e Sigurimit
Furnitori
Kontrate
Qiraje
Police Sigurimi
Kontrate Shitblerje
Kontrate Kredie
Oferte per pajisjen

Lizingu dhe llojet e tij
Lizingu klasifikohet në lloje të ndryshme bazuar në ndryshimet në elementet e një qiraje. Kategorite e dëgjuara shumë shpesh janë lizingu financiare dhe ai operativ. Këto dy kategori ndryshojnë nga njëra tjetra në llogjikën e përdorimit.

Lizingu financiar është një kontratë mes lizingdhënësit dhe lizingmarrësit, që në shumicën e rasteve ka një jetëgjatësi prej disa vjetësh. Në një kontratë të tillë, lizingmarrësi duhet ti paguajë një numër të caktuar këstesh lizingdhënësit më qëllim që të ketë të drejtë të përdorë objektin e lizingut. Lizingmarrësi është në gjëndje të amortizojë vlerën e sendit gjatë kohëzgjatjes së kontratës së qirasë. Lizingu financiar i transferon të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së sendit tek lizingmarrësi dhe është i ngjashëm me blerjen me këste. Në fund të periudhës lizingmarrësi bëhet pronar i mjetit të dhënë me lizing. Lizingu nuk financon 100% të vlerës por mund të shkojë përqindja maksimale deri në 85% për `klientë të veçantë`. Krahas këstit mujor që duhet të paguhet, këtu lizingmarrësi mban çdo përgjegjësi dhe shpenzim dhe shërbim që paisja e marrë me qira mund të kërkojë si mirmbajtje, sigurimi etj.
Nëqoftëse klienti kërkon që të prishë kontratën atëhere ai do paguajë vlerën e mbetur pa paguar si dhe një përqindje të vogël si gjobë( që është në vlerë jo shumë e konsiderueshme).

Që të kemi lizing financiar duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme:
Afati i lizingut të jetë më i gjatë se 75% e jetës së përdorimit të asetit të dhënë me lizing.

Të ketë transferim të pronësisë së asetit të dhënë me lizing te lizingmarrësi në fund të afatit të lizingut.

Të ekzistojë mundësia për të blerë asetin e dhënë me lizing me një “çmim të pranuar” në fund të afatit të lizingut.

Vlera aktuale e pagesës së lizingut, e zbritur me një normë të përshtatshme të zbritjes, e tejkalon 90% të vlerës së drejtë të tregut të asetit.
Risqet dhe përfitimet e lidhura me të drejtën e pronësisë mbi sendin transferohen nga pronari tek qiramarrësi.

Fig.2
3857625528320Eshte vlera sot e pagesave te qerase ?90%e vleres se drejte te aktivit
00Eshte vlera sot e pagesave te qerase ?90%e vleres se drejte te aktivit
2390775528320Eshte kohezgjtja e qerase ?75% e jetes ekonomike te aktivit
00Eshte kohezgjtja e qerase ?75% e jetes ekonomike te aktivit
933450490219A ka transferim te pronesise ose mareveshje te blerjes me leverdi
00A ka transferim te pronesise ose mareveshje te blerjes me leverdi
Kontrata e qirasë
Kontrata e qirasë

542925066040Qira Operative
00Qira Operative
191452627940 jo
00 jo

Kontabilizimet e qirasë financiare:
QiramarrësiQiradhënësi
Mjet i marë me qira XXXQira e arkëtueshme XXX
Detyrim nga marja me qira XXX Mjet i dhënë me qiraXXX
Lizingu operativ është shumë i ndryshëm. Sendi blihet, mirëmbahet dhe sigurohet nga lizingdhënësi. Pra, është lizingdhënësi që mbart rrezikun e plotë ekonomik. Kur mbaron afati, pronar i sendit është lizingdhënësi. Lizingmarrësi thjesht, gjatë kohëzgjatjes së kontratës paguan një shumë fikse mujore, ndërsa shpenzimet e tjera i mban përsipër lizingdhënësi. Kontrata mund të anullohet dhe si pasojë e kësaj ka më shumë risk se kontrata nuk çohet deri në fund dhe lizingdhënësi del me humbje.

Kontabilizimet e qirasë operative:
Qiramarrësi Qiradhënësi
Shpenzime qiraje XXX Cash XXX
Cash XXX Të ardhura nga qiraja XXX
Shpenzim amortizimi XXX
Amortizim i akumuluar-
Për mjetin e dhënë me qira XXX
Lizingu financiar është i ngjashëm me kredinë, por ka disa ndryshime në strukturë nga kredia. Një financim me lizing është më fleksibël se kredia, duke qënë se është një financim mbi mjetin. Kur kemi të bëjmë me mjete me treg dytësor të qëndrueshëm, shoqëria e lizingut, brënda normave të lejuara të menaxhimit të rrezikut, tregohet “më tolerante” sesa në rastin e kredisë. Një financim me lizing është “teorikisht” më i lehtë për t’u marrë sesa një financim me kredi. Ndërkohë, struktura e lizingut financiar mund të jetë e ndryshme nga ajo e kredisë. Në këtë financim, vetë parapagimi mbi vlerën e mjetit, si dhe vendosja e vlerës së mbetur në fund të financimit bëjnë që struktura e financimit të përshtatet më shumë se kredia, sipas nevojave dhe aftësisë paguese të klientit.
Në fund të periudhës së financimit, klienti ka mundësinë e ushtrimit ose jo të së drejtës së blerjes së mjetit, që në ndryshim nga kredia, i lehtëson atij menaxhimin e mjeteve në fund të periudhës së një projekti të caktuar.
Ky lloj financimi do t’i jepte mundësinë klientit që duke qëndruar brënda strukturës lizing, të rinovonte teknologjinë në mënyrë periodike. Perqindja e dhënies së lizingut është më e ulët se përqindja e dhënies së kredisë.

Avantazhe dhe disavantazhe e lizingut.

Avantazhet
• Pagesat e lizingut financiar janë të zbritshme për efekt tatimor, gjë që çon në optimizimin tatimor të investimit
• Skemat e pagesës mund të strukturohen në mënyrë fleksibël me pagesa lineare (mujore ose tremujore)
• Ekziston një planifikim i lehtë financiar i kostove dhe fluksit të parasë (këste fikse)
• Proces më i shpejtë në përdorimin e pronës.

• Kursim kohe dhe burimesh njerëzore
• Zgjidhje individuale dhe fleksibël..

• Procesi i lizingut nuk kufizohet nga çmimi i makinerive dhe paisjeve të nevojshme, dhe po ashtu as nga kohëzgjatja që i intereson kompanisë t’i përdorë ato.

• Biznesi bëhet më fleksibël duke reaguar shpejt në ndryshimin e kushteve të tregut.

• Bizneset me buxhet të kufizuar mund ta përdorin paisjen duke shprehur koston e kapitalit si një sasi fikse të qirasë.

• Lizingmarrësi është i lirë të vendosë se cili send është i përshtatshëm për kompaninë e tij dhe mund të negociojë me furnizuesin si në çdo transaksion tjetër blerjeje.

• Lizingu nuk ka nevojë për kolateral.

• Pagesë e ulët fillestare – avantazhi kryesor i lizingut është që lizingmarrësi në përgjithësi mund të përfitojë përdorimin e një sendi me një shpenzim me të ulët fillestar parash se sa do të kërkohej për ta blerë atë.

•Lizingu rrit cash flow e firmës në mënyrë të qëndrueshme, ruan linjat ekzistuese të kreditit dhe ruan kapitalin qarkullues duke lejuar manaxhim më të mirë të parasë.

• Me lizingun, lizingmarresi ka mundësi të lërë të lira linjat e kredisë së kompanisë në institucione të tjera financiare për qëllime të rrjedhies së parave, investime, kredi të pagarantuara, apo emergjenca të paparashikuara.

• Lizingmarrësi paguan këstet e lizingut drejtpërsëdrejti nga të ardhurat e gjeneruara nga sendi. Për më teper, kosot e lizingut janë fikse gjatë gjithë afatit të kontratës. Kështuqë, kostot dhe planet e lizingmarrësit janë qartësisht të përcaktuara gjatë gjithë periudhës së lizingut.

• Shoqëritë e lizingut kanë mundësi më të mëdha të njihen dhe të futen në mardhënie kontraktuale me bankat, shoqëritë e sigurimit apo institucione të tjera financiare, me prodhues apo furnizues të fuqishëm të mallrave dhe shërbimeve brënda dhe jashtë vendit, duke krijuar besim dhe akses në burime financiare dhe në tregje të konsoliduara, gjë që e kanë të vështirë ta bëjnë direkt bisneset e tjera dhe sidomos ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe aq më tepër konsumatorët familjarë.
• Bisneset, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, kanë mundësi që nëpërmjet shoqërive të lizingut të sigurojnë burimet e financimit por edhe linja teknologjike moderne, makineri, paisje, apo shërbime nga prodhues apo furnizues të konsoliduar brënda apo jashtë vendit, duke mundësuar rritjen e cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve të tyre. Në këtë mënyrë ato bëhen konkurues në tregjet e brëndshme dhe të huaja, dhe krijojnë premisa për rritje të mëtejshme të aktivitetit, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e të ardhurave nga tatimet dhe taksat.

• Rritja e formalitetit tek bisneset. Kontratat e lizingut, pagesat nëpërmjet bankave dhe në përgjithsi informacioni që disponojnë shoqëritë e lizingut mund të përdoren nga organet tatimore për të rritur efektivitetin e mbledhjes së tatimeve dhe për të luftuar evazionin fiskal.

Disavantazhet
Lizingu përfshin një numër të madh të rreziqeve dhe detyrimeve për qiramarrësin.

Përveç pagesave mujore, qiramarrësi është i detyruar të mbulojë shumë shpenzime tjera; siç janë mirëmbajtja e mjetit, tatimet e ndryshme, si dhe sigurimi i përgjegjësisë civile.
Qiramarrësi vazhdon pagesat mujore edhe nëqoftëse paisja nuk është më e nevojshme, qiramarrësi mund të zgjidhë kontratën duke kryer tërë pagesën e pronësisë të objektit.

Qiramarrësit nuk kanë kapital deri sa të vendosin për blerjen e pajisjeve në fund të afatit të qirasë, pikë në të cilën ndoshta paisja ka humbur vlerë në mënyrë të konsiderueshme.

Rëndësia e lizingut
Kontributi më i rëndësishëm i industrisë së lizingut të paisjeve është sigurimi i aksesit në financim. Kur lizingu nuk është i disponueshëm, kerkesa për paisje mbetet e paplotësuar, gjë që ndikon te të gjitha industritë, në çdo pikë të zinxhirit të furnizimit me paisje dhe makineri.
Fakti që kontributi i lizingut është kaq vendimtar, dhe imapkti i tij në ekonomi është i madh, rezulton për disa arsye:
Lizingu, si mënyrë e favorshme financimi ndikon në industritë e produkteve dhe të shërbimeve.

Lizingu është një mënyre e blerjes së llojeve të ndryshme të paisjeve e makinerive, sidomos për ato të teknologjisë së lartë,e cila është e rëndësishme për inovacionet.

Lizingu përdoret nga të gjitha llojet e bizneseve, megjithëse kerkesat për kapital mund të ndryshojnë.

Lizingu është një burim i rëndësishëm i financimit afat-mesëm dhe afat-gjatë në ekonomitë në zhvillim si dhe në vendet me ekonomi në trazicion, sepse lizingu është një zgjidhje ekonomikisht efiçente për blerjen e sendeve. Lizingu është veçanërisht i rëndësishëm në sigurimin e financimit për ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme dhe bizneset e reja, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në prezantimin e inovacioneve dhe konkurencës në ekonomi, si dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.. Në ekonomitë në tranzicion, lizingu shpesh është mjeti i vetëm i marrjes në zotërim të sendeve për shumë ndërrmarrje që nuk kanë shuma të konsiderueshme në para.
Lizingu i lejon lizingmarrësit të kenë fitime më të shpejta nga investimi. Në varësi të llojit të sendit, të ardhurat e gjeneruara si rezultat i përdorimit të tij gjatë muajit të parë zakonisht janë më të larta se pagesa mujore e lizingut, duke gjeneruar kështu një fitim të menjëhershëm nga investimi.

Pagesat mujore të lizingut mund të jenë plotësisht të zbritshme për efekt taksash si shpenzim operativ,gjë e cila çon në kursim për efekt të kësaj të fundit. Ky kursim rezulton në një kosto më të ulët të sendit pas taksave. Lizingu mund të ofrojë një avantazh kostoje në krahasim me financimin konvencional duke transferuar stimujt fiskalë të lidhura me pronësinë e sendeve nga lizingdhënësi (pronari) lizingmarrësi (përdoruesi) në formën e pagesave më të ulëta për lizingun.

Është e rëndësishme që të theksohet se tema e përbashkët e të gjitha këtyre përfitimeve është fleksibiliteti. Duke siguruar një send me lizing, lizingmarrësi mund të përcaktojë një strukturë të përshtatshme, bazuar në nevojat e veta specifike.
Lizingu i paisjeve mund të jetë një instrument financiar tepër i vlefshëm për bizneset në rritje duke mbetur konkurues në tregjet e sotme. Për furnizuesit e sendeve të dhëna me lizing, lizingu paraqet një mundësi për të stimuluar shitjet.
Është e qartë që lizingu është një mundësi e mirë biznesi për të gjithë pjesmarrësit në transaksion, por përse duhet të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin e lizingut?
Lizingu është një opsion mjaft i mirë biznesi për të gjithë pjesmarrësit në transaksion. Disa nga arsyet se pse duhet të investojmë në lizing dhe të krijojmë kushte zhvillimi më të mira për të janë:
Industria e lizingut mobilizon mundësi të mëdha për rritjen e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.
Lizingu financiar krijon konkurencë të shëndetshme në tregun e shërbimeve financiare meqë ai konkuron drejpërsëdrejti me kredinë bankare.

Ai inkurajon investimet kapitale dhe zhvillon tregjet sekondare.
Kompanitë përmirsojnë efiçencën dhe konkurueshmërinë e tyre duke siguruar financim përmes lizingut.
Lizingu zhvillon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, të cilat janë në nevojë të finacimit, duke trajtuar kështu mungesën e tyre për kapital dhe problemet e likuiditetit, veçanërisht në vëndet me ekonomi në tranzcion.

Lizingu financiar është ideal për bizneset e vogla dhe të mesme, bizneset e reja dhe ndërrmarrjet në nevojë për modernizim të makinerive të tyre të vjetra.
KAPITULLI I DYTË. ZHVILLIMET E LIZINGUT NË VENDE TË NDRYSHME TË BOTËS
Lizingu financiar siguron një burim të rëndësishëm për kompanitë që duan të blejnë apo të përdorin mjete. Vlerësohet se lizingu përbën rreth 1/8 e kërkesave vjetore për financim paisjesh në botë. Rëndësia ekonomike e lizingut vjen nga fakti që siguron kapital i cili përdoret për qëllime investuese. Dhe kjo sjell një ekonomi të pasur, gjeneron punësim dhe mbështet novacionet.

2.1 Lizingu në Europë
Lizingu në Europë është shfaqur në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore. Lizingu filloi të përdorej në periudhën kur në Europë filloi zhvillimi shkencor dhe kur ndodhi revolucioni industrial i viteve 1950. Pikërisht, me këtë zhvillim lindi nevoja që firmat të modernizonin paisjet e tyre dhe mënyra më e mirë ishte lizingu financiar. Kjo mënyrë financimi u mbeshtet dhe nga një sistem fiskal i favorshëm. Më vonë kjo mënyrë financimi pësoi një rritje të konsiderueshme dhe vazhdon dhe sot të luajë një rol mjaft të rëndësishëm në fiancimin e ekonomisë europiane. Është një ndër formatet më të përdorura nga kompanitë europiane. Për të kontrolluar dhe mbështetur më nga afër këtë proces është krijuar Shoqata Europiane e Lizingut (Leaseurope) që u themelua në vitin 1972.
Që në Prill të vitit 2006 Leaseurope përfaqëson industrinë e qiradhënies dhe të lizingut europian dhe është i përbërë nga 45 anëtarë të asocuar në 33 vende. Disa nga këto vende janë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia,Italia..etj.
Në Europë është e zakonshme që të ndahet aktiviteti i lizingut në lizingun e pasurive të paluajtshme dhe në lizingun e paisjeve.

Një analizë e aktiviteteve të lizingut sipas llojit të klientit tregon se lizingu përdoret gjithnjë e më shumë nga të gjitha kategoritë e klientëve. Sektori privat i shërbimit dhe prodhimit, si dhe sektori i ndërtimit janë klientët kryesorë të përdorimit të lizingut.
Financcord ka bërë disa kërkime në lidhje me shërbimet fianciare dhe dinamikat e lizingut për konsumatorët në Europë. Nga këto kërkime rezultoi se shitja e makinave të reja midis viteve 2006 dhe 2014 ka rënë për shkak të rënies ekonomike që ndodhi në pjesën më të madhe të vendeve europiane.
Gjithsesi, mënyra se si makinat e reja financohen ka ndryshuar nga presioni i bilanceve të qiradhënësve dhe xhepave të konsumatorëve. Fianncord rezultoi në faktin se shitja e makinave të reja ka pësuar një rënie prej 13.1% nga viti 2010 deri në 2014.
Rëniet më të mprehta ndodhën në Ukrahinë dhe Irlandë. Në Ukrahinë vlera e kontratave financiare ra rreth 4441.2 milion € nga 2010 në 2014. Në Irlandë rënia e aseteve të financuara me lizing ishte disi më pak e rëndësishme por jo që të anashkalohej lehtë. Në kontrast me këto dy vende në Norvegji dhe Belgjikë pati një rritje në treg gjatë gjithë periudhës 2010-2014 respektivisht 26.2% dhe 25.9%. Këto rritje erdhën si pasojë e rritjes së shitjeve të makinave të reja në Norvogji dhe rritja e çmimit mesatar të shitjes së makinave në Belgjikë.
Përsa i përket 6 tregjeve më të mëdha europiane mund të themi se vlera e kontratave financiare pësoi një rritje të lehtë në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe ra sërish ne 4 vendet e tjera, Itali, Gjermani, Rusi dhe Spanjë. Nga raporti i ndërtuar del grafiku i mëposhtëm që jep rritjen absolute dhe rënien në asetet e dhëna me qira për të financuar makinat e reja dhe të përdorura nga individë në periudhën e viteve 2010-2014 në 10 vende europiane. BE =Belgjikë, DE =Gjermani, ES = Spanjë, FR = Francë, IE = Irlandë, IT = Itali, NO = Norvegji, RU = Rusia, UK = Mbreteria e Bahkuar, UKR = Ukrahina.

Fig.3

2.2 Lizingu në Rusi
Lizingu në Rusi është përdorur gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik për të krijuar mardhënie tregëtare me vendet jashtë saj për mjete të transportit detar dhe ajror.

Gjithsesi, në këtë periudhë, lizingu ishte në hapat e tij të para dhe ishte pak i zhvilluar. Në vitin 1990 është periudha ku lizingu filloi të zhvillohej më shumë pasi filloi dhe krijimi i kompanive të para të lizingut, të cilat ishin të financuara nga banka tregëtare.

Më vonë, filluan që të krijoheshin kompani lizingu të financuara nga buxheti i shtetit të cilat ofronin interesa shumë të ulëta. Këto ofroheshin vetëm për një klasë të caktuar klientësh. Në ditët e sotme lizingu është zhvilluar mjaft dhe Rusia ofron një treg të rëndësishëm për të gjitha llojet e pajisjeve në fushën e: telekomunikacioneve, bujqësisë, përpunimit, naftës, kompjuterave, mjeteve të transportit etj. Siç e kane treguar she vitet paraardhese, lizingu rus është duke konkururar ndër vendet fituese dhe është drejt rrugës së suksesit. Pamvarësisht këtij zhvillimi, tregu rus i lizingut ofron një sërë problematikash të cilat pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu. Pamvarësisht këtij `triumfi`, problemet kanë dalë për shkak të neglizhencës përgjatë krizës duke e ngadalësuar ritmin e zhvillimeve dhe duke i shkaktuar dëme serioze bizneseve potenciale të suksesshëm.

Disa nga këto problemet jane:
Legjislacion i papërshtatshëm dhe kërcënimet për të hequr disa shtesa siç është psh amortizimi i përshpejtuar..

Mungesë e një terminologjie të përcaktuar të lizingut, identifikimit të riskut.
Egzistenca e ekonomisë informale në nivele të larta.

Sistem tatimor që e rëndon shumë individin me taksa të larta.

Disa nga përmirësimet që Rusia mund të bëjë janë :
Të lejojë përshtatje të shpejtë dhe fleksibël në ndryshimet e strukturave të shkaktuara nga kushtet e ndryshueshme të tregut dhe novacionet teknike.

Të punësohen punëtorë të kualifikuar në një kohë të shkurtër pa burokraci të tepërta (që është një ndër shqetësimet kryesore).

Të minimizojë barrën e taksave që bie mbi klientin.

Të kufizojë përgjegjësinë e kompanive në lidhje me detyrimet kontraktuale.

Të krijohet një legjislacion i përshtatshëm.

Ulja e nivelit të taksave sepse rëndojnë shumë mbi klientin i cili si pasojë vendos të verprojë në mënyrë jo ligjore.

2.3 Lizingu në Serbi
Lizingu në Serbi është një tendencë e viteve të fundit. Në vitin 2003 u fut si koncpet në tregun vendas. Deri në këtë vit ato vepronin në bazë të lizingut ndërkombëtar por sot janë rreth 9 kompani lizingu që operojnë në këtë treg. Fakti që lizingu u zhvillua në këtë vend është se shteti serb ndoqi një legjislacion në favor të lizingdhënësit kur kemi falimentim të lizingmarrësit. Gjithashtu, ka dhe proçedura të thjeshta si në nënshkrimin e kontratës së lizingut ashtu dhe proceset gjyqësore në rast të mos funksionimit të kontratës. Tregu i lizingut në Serbi duket mjaft tërheqës në bazë të kuadrit ligjor favorizues dhe ka premisa të mira zhvillimi në vitet e ardhshme.
Një ndër kompanitë e lizingut që operojnë në tregun serb është UniCredit Leasing dhe është një nga kompanitë më të mëdha të lizingut në Europë. Kjo është themeluar në vitin 2004 dhe ka tre degë të tjera jashtë Serbisë. Me të ardhura prej 68 milion € është në vend të IV në tregun e lizingut serb.

2.4 Lizingu në SHBA
Për korporatat amerikane lizingu është burimi më i madh financues në lidhje me financimin e paisjeve. Është më i madh se huatë bankare se bonot e thesarit, se rezervat dhe se hipotekat komerciale. Dhe është forma që po përdoret më shpesh nga bizneset investuese. Dhe në mbarë botën, volumi i investimeve me lizing vazhdon të rritet.
Si u be lizingu nje alternative kaqpopullore?
Dihet që industria amerikane e lizingut është një ndër më të vjetrat dhe më të zhvilluarat në botë. Si fillim këtë e tregon fakti që lizingu u shfaq në SHBA që në vitet 1700. Lokomotivat, makinat dhe paisje të tjera me rrota duhet të financoheshin në një mënyrë të re kreative për ti financuar. Kjo skemë e re do të përfshinte një palë të tretë, e cila do të vendoste fondet e veta për blerjen e një mjeti me rrota nga prodhuesi dhe pastaj do ta jepte me qira këtë mjet në formën e një `çertifikate besimi të mjetit`, pra dokument që njihte kryerjen e këtij transaksioni. Personi që do e merrte me qira do të bëhej pronar i paisjes pasi të kishte bërë pagesën periodike që përfshinte këstin e vlerës plus interesin. Kjo formë i ngjan metodës së sotme te shitjes me kushte.

Në fillimet e viteve 1900, kompanitë filluan që të silleshin si qiradhënës për këto paisje. Ky operacion përforcoi kuptimin e vërtetë të fjalës qiradhënie.

Lizingu u bë mjaft popullor përgjatë luftës së dytë botërore më 1950 ku konsumatorët filluan të kishin një kërkesë të lartë për paisje të ndryshme.

Që të kemi kushte favorizuese të lizingut duhet që të plotësohen kushtet e mëposhtme :
Qiradhënësi duhet të mbajë një risk minimal prej 20% te investimit gjatë afatit të qirasë, të mbajë një minimal “në rrezik” investim prej 20% gjatë afatit të qirasë.

Në kontratën e qirasë duhet të përfshijë të gjitha periudhat e rinovimit , me përjashtim të periudhave fakultative përtëritje, ku mbizotëron vlera e tregut.

Qiramarrësi nuk mund ta blejë pasurinë më pak se vlera e drejtë e tregut.

Qiramarrësi nuk mund të përballojë çdo pjesë të kostos së aktivit.

Qiradhënësi pret që të marrë një fitim nga transaksioni përveç përfitimit tatimor mbi pronësinë.
Për të përfituar nga tatimi mbi pronësinë duhet që të plotësohen kushtet e mëposhtme:
Qiradhënësi është një corporate.

Minimumi i investimit të lizingdhënësit në dhënien me lizing të aktivit nuk është asnjëherë më pak se 10% (e reduktuar kjo nga 20 %).

Kontratën e qirasë nuk e kalon 90% të jetës së dobishme të aktivit, ose 150% e vlerës aktuale të klasës së pasurisë.

Mund të thuhet që sot SHBA ka një nga tregjet më të zhvilluara të lizingut. Një nga arsyet për këtë është koha e gjatë e shfaqjes së lizingut në SHBA. Gjithashtu dhe periudha e gjatë kohore e demokracisë ku individi ishte i lirë në sipermarrjen e tij. Arsye të tjera të aplikimit të lizingut në masë kaq të gjerë janë dhe lehtësirat fiskale doganore dhe në lidhje me aplikimin e TVSH-së. Këto dhe shumë faktorë të tjerë pozitivë kanë ndihmuar që lizingu të bëhet një financim mjaft popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të ketë një treg të maturuar të tij.

KAPITULLI I TRETË. LIZINGU NË SHQIPËRI DHE RREGULLIMI LIGJOR I TIJ.

3.1 Kuadri ligjor i lizingut në Shqipëri
Në datë 12.05.2005 u miratua nga Kuvendi ligji Nr.9396 për qiranë financiare dhe në bazë të këtij ligji jepet përkufizimi i mëposhtem:
“Qira financiare” është mardhënia juridike sipas të cilës qiradhënësi i blen furnizuesit një send të përzgjedhur nga qiramarrësi pranë furnizuesit dhe ja jep atë qiramarrësit për ta përdorur për një afat të caktuar kundrejt një çmimi të caktuar në kontratë dhe me mbarimin e afatit të kontratës, qiramarrësi mund ta mbajë sendin, të vazhdojë ta mbajë më qira për një afat tjetër ose tja kthejë qiradhënësit. Afati minimal i qirase financiare zgjat nga data e pranimit të sendit nga qiramarrësi deri në datën e shlyerjes së pagesës së fundit.

Ky ligj rregullon lizingun e pronës së luajtshme dhe të paluajtshme, si financiar ashtu edhe operativ dhe përcakton të drejtat dhe detyrimet e palëve të lizingut.

Rregullimi ligjor i lizingut mbështetet në:
Ligji mbi qiranë financiare
Kodi civil mbi Qiranë Financiare (neni 849)
Kontrata dhe Dëmi Jashtëkontaktor
Marveshja Ndërkombëtare (Konventa Ndërkombëtare e Lizingut)
Kushtet për veprimtarinë e lizingut:
Qiradhënësi duhet të ketë të bllokuar një kapital prej 20 milionë lekësh.

Sendet e luajtshme me afat konsumi deri në 5 vjet kanë afat qiraje minimalisht 1 vit.

Sendet e luajtshme me afat konsumi mbi pesë vjet kanë af1at qiraje minimalisht 2 vjet.

Sendet e paluajtshme mund të jepen me qira për një afat minimal të paktën 3 vjet.

Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në varësi të plotë prej qiradhënësit.

Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar normën e amortizimit.
3.2 Disa përkufizime ligjore:
“Lizingmarrës” nënkupton një person fizik ose juridik, i cili përfiton të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të sendit nga lizingdhënësi në bazë të kontratës së lizingut.
“Lizingdhënës” nënkupton një person juridik i liçensuar në mënyrë të posaçme për të ushtruar në mënyrë të ndërsjelltë transaksionet e lizingut financiar dhe/ose lizingut operativ dhe i cili jep të drejtën e posedimit ose të shfrytëzimit të sendit LIGJI PËR LIZINGUN në bazë të Kontratës së lizingut.
“Furnizues” nënkupton një person nga i cili lizingdhënësi merr sendin ose të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të një sendi në bazë të një kontrate furnizimi.

“Kontratë e furnizimit” nënkupton kontratën sipas së cilës lizingdhënësi e përfiton sendin për t’ia dhënë me qira lizingmarrësi.

“Afati i lizingut” është periudha fillimisht siç përcaktohet në kontratën e lizingut, gjatë të cilës lizingmarrësi ka të drejtë të posedojë dhe të shfrytëzojë sendin dhe që nuk mund të jetë më pak se një vit dhe jo më gjatë se qëndrueshmëria ekonomike e sendit.

“Kontratë e lizingut” nënkupton kontratën e lidhur mes lizingdhënësit dhe lizingmarrësit, e cila i jep lizingmarrësit të drejtën e posedimit dhe shfrytëzimit të sendit për periudhën e caktuar kohore, me marrëveshje, në këmbim të pagesës nga lizingmarrësi të kësteve të përcaktuara.

Kontrata e lizingut duhet të bëhet në formë të shkruar në pajtim me proçedurat e përcaktuara me këtë ligj dhe me legjislacionin në fuqi, që rregullon termat dhe kushtet e palëve në lidhje me sendin.

3.3 Kontrata e lizingut
Kontrata e lizingut përmban minimumin e dispozitave të mëposhtme:
Identitetin dhe adresat e palëve në kontratën e lizingut,
Përshkrimin e sendit, i mjaftueshëm për të mundësuar identifikimin e tij, ose në kohën e themelimit të kontratës së lizingut ose më vonë,
Kohëzgjatja e afatit të lizingut nuk mund të jetë më pak se një vit dhe jo më gjatë se
qëndrueshmëria ekonomike e sendit,
Shumën totale të të gjitha pagesave për t’u paguar nga lizingmarrësi,
Numrin, shumat dhe afatet e çdo pagese periodike,
Një përshkrim të kushteve të ndonjë opsioni ose për të blerë asetet e dhëna me lizing ose për të ripërtëritur kontratën e lizingut për një periudhë shtesë,
Identitetin e furnizuesit dhe referencën tek kontrata e furnizimit, nëse është lidhur një kontratë furnizimi e veçantë.

Palët në marrëdhënien e lizingut
Palët në marrëdhënien e lizingut janë: lizingdhënësi, lizingmarrësi dhe në disa raste përfshin edhe furnizuesin.

Në mardhënien e lizingut, detyrimet e lizingdhënësit dhe lizingmarrësit janë të pakthyeshme dhe të pavarura nga koha kur palët hyjnë në një kontratë lizingu. Këto detyrime nuk mund të anulohen ose modifikohen pa pëlqimin e shprehur të palës tjetër.

Të drejtat e lizingdhënësit:
Të marrë pagesat në kohë nga lizingmarrësi.

Të zgjidhë kontratën e lizingut si dhe të marrë çdo detyrim të mbetur, shpërblim dëmi dhe/ose posedimin e sendit në rast të mospërmbushjes së detyrimeve nga lizingmarrësi.

Të ushtroje kontroll mbi sendin dhe dokumentat.

Të rimarrë sendin në rrugë jashtëgjyqësore nqs kjo gjë është parashikuar në kontratë apo nëpërmjet kontratës si titull ekzekutiv.

Detyrimet e lizingdhënësit:
Të lidhe marveshje firnizimi me furnizuesin me qëllim blerjen e objektit të specifikuar në kontratën e lizingut.

T’i paguajë furnizuesit çmimin e blerjes dhe ta njoftojë atë se sendi do t’i jepet me lizing lizingmarrësit.

Ti sigurojë lizingmarrësit gëzimin e qetë dhe të plotë të sendit nga pretendimet e të tretëve.

Është përgjegjes për mosdorëzimin në kohë të sendit dhe mospërputhjen e sendit të furnizuar më atë të kërkuar.

Të transferojë pronësinë e sendit në mbarimin e kontratës.

Të drejtat e lizingmarrësit:
Lizingmarrësi ka të drejtën e përzgjedhjes së sendit, si edhe të furnizuesit, kur ka të tillë, pa u mbështetur në aftësitë dhe gjykimin e lizingdhënësit.

Lizingmarrësi ka të drejtë të çmojë nëse sendi i furnizuar përputhet ose jo me përshkrimin e bërë në kontratën e lizingut dhe kur sendi përputhet me përshkrimin lizingmarrësi detyrohet ta pranojë atë.

Lizingmarrësi ka të drejtë të mbajë pezull pagesat e lizingut, të përcaktuara në kontratën e lizingut derisa të kryhet dorëzimi i secilit në përputhje me kushtet e kontratës së lizingut.

Lizingmarrësi, gjithashtu, ka të drejtën e dëmshpërblimit nga lizingdhënësi për humbjet që vijnë nga mospërmbushja e detyrimeve kontraktore prej lizingdhënësit ose ta zbresë vlerën e dëmit ose një pjesë të tij nga pagesat e ardhshme të lizingut.

Lizingmarrësi ka të drejtë të mos pranojë asnjërën nga pjesët e sendit, ose të pranojë njërën ose disa pjesë me vlerë tregëtare të tij e të mos pranojë pjesën tjetër, por detyrohet të paguajë lizingun përkatës për çdo send të pranuar, duke zbritur shpenzimet kryera prej tij për shkak të mospërmbushjes në kohë të detyrimit nga lizingdhënësi.

Detyrimet e lizingmarrësit:
Të pranojë sendin kur është në përputhje me kushtet e kontratës
Të shlyejë në kohë pagesat e lizingut.

Të sigurojë, të përdorë dhe të mirëmbaje sendin me shpenzimet e veta.

Të përgjigjet për humbjet e shkaktuara nga përdorimi i sendit.

Të drejtat e pronësisë së lizingdhënësit
Lizingdhënësi ruan të drejtën e tij të pronësisë mbi Asetin sendin gjatë afatit të lizingut dhe më pas deri sa mbartja e të drejtës së pronësisë të vërtetohet në mënyrë të dokumentuar.
Pranimi i sendit
Pranimi i sendit bëhet kur lizingmarrësi i tregon lizingdhënësit ose në rastet e mardhënieve të lizingut financiar, lizingdhënësit dhe furnizuesit, që sendi është në pajtueshmëri me kontratën e lizingut, deklaron se lizingmarrësi do të mbajë atë me gjithë mospërputhshmërinë, ose nuk e refuzon sendin pas një mundësie të arsyeshme për ta inspektuar atë, ose e përdor sendin
E drejta e lizingmarrësit të refuzojë sendin.

Kur sendi nuk dorëzohet ose dorëzohet me vonesë, ose nuk është në pajtueshmëri me kontratën e furnizimit atëherë në ose gjatë kohës së pranimit, por jo më vonë, lizingmarrësi ka të drejtë:
Në mardhëniet e lizingut financiar, lizingdhënësi nuk ka përgjegjësi ndaj lizingmarrësit në lidhje me të metat materiale të sendit.

Në mardhëniet e lizingut operativ, lizingdhënësi është përgjegjës ndaj lizingmarrësit për mungesat materiale të sendeve, përveç nëse parashihet ndryshe me kontratën e lizingut.

Në mardhëniet e lizingut financiar, përveç nëse me kontratën e lizingut parashihet ndryshe, lizingdhënësi ka të drejtë t’i kërkojë lizingmarrësit të sigurojë dhe mbajë prova të sigurimit për sendi, për kohëzgjatjen e lizingut, duke filluar që nga momenti i pranimit të sendit nga lizingmarrësi, përveç nëse parashihet ndryshe në kontratën e lizingut
lizingdhënësi ka të drejtë të informohet në lidhje me kushtet ekomike të lizingmarrësit.

Lizingmarrësi tregon kujdesin e duhur për sendin dhe e përdor atë në mënyrë të arsyeshme në pajtim me karakteristikat dhe qëllimin e tij dhe në pajtueshmëri me ligjet, dhe aktet e tjera juridike.

Në rast të vonesës nga ana e lizingmarrësit, lizingdhënësi mund të përfitojë këstet e grumbulluara të papaguara të lizingut, sëbashku me interesin dhe dëmet.

Në mardhëniet e lizingut financiar, përveç nëse parashihet ndryshe me kontratën e lizingut, lizingmarrësi nuk mund të ndërpresë kontratën e lizingut në rast të cenimit të kontratës së lizingut nga lizingdhënësi, por ka të drejtën e mjeteve të tjera juridike për dëmshpërblim siç parashihet në kontratën e lizingut dhe me ligj.

Në mardhëniet e lizingut operativ, lizingmarësi mund të ndërpresë kontratën e lizingut në rastet e dëmeve materiale të shkaktuara nga lizingdhënësi, përveç nëse me kontratën e lizingut parashihet ndryshe.

Në rast të emërimit të një administratori të falimentimit për pronën e lizingdhënësit, lizingmarrësi ka opsionin të paguajë pjesën e mbetur të kësteve të lizingut brënda periudhës së likuidimit sipas kushteve të pranuara më të besuarin në falimentim dhe të fitojë të drejtën e sendit, nëse kontrata e lizingut e perfshin bartjen e titullit tek lizingmarrësi.

Në rast të emërimit të një administratori të falimentimit për pronën e lizingmarrësit, sendi përjashtohet nga pasuria e falimentuar e lizingmarrësit, si dhe prej detyrimit ndaj kreditorëve të përgjithshëm dhe i rikthehet lizingdhënësit.
Transferimi i kontratës nga qiradhënësi
Qiradhënësi ka të drejtë të transferojë lirisht tek të tretët të drejtat që ka mbi sendin në bazë të kontratës. Transferimi i kontratës ose i të drejtave mbi sendin duhet ti njoftohen qiramarrësit vetëm për efekt të përmbushjes së detyrimeve të tij, pa nënkupuar kjo në asnjë rast domosdoshmërinë e marrjes së pëlqimit të qeramarrësit në këtë transaksion.
Të drejtat e qiradhënësit në rast mospagimi nga qiramarrësi :
Në rast se qiramarrësi nuk paguan ose nuk përmbush në afat ndonjë prej detyrimeve të kontratës, qiradhënësi, megjithëse nuk është i detyruar, mund ti paguajë këto shuma ose përmbushë detyrimet për llogari të qiramarrësit pa hequr dorë nga e drejta për të deklaruar Rastin e Mospërmbushjes. Në këtë rast, qiramarrësi, me kerkesën e parë të qiradhënësit, duhet të rimbursojë mënjeherë të gjitha pagesat dhe shpenzimet e kryera nga qiradhënësi.

Rasti i Mospërmbushjes përfshin :
Qiramarrësi nuk shlyen në afat pagesën e parë të qirasë ose 3 pagesa të tjera
Qiramarrsi nuk përmbush ose zbaton afatet,deklarimet, garancitë dhe kushtet e përgjithshme të kontratës.
3.4 Kuadri ligjor shqiptar dhe ndikimi në sistemin fiskal të proçesit të lizingut
Nëse shikojmë me kujdes legjislacionin fiskal shqiptar mund të kuptojmë se transaksionet e lizingut nuk trajtohen shumë në këtë legjislacion.

I vetmi rast ku është përmëndur përfshirja e lizingut është Ligji Nr.8438, datë 28.12.1998 me të gjitha ndryshimet përkatëse mbi “tatimi mbi të ardhurat”, neni 22 si dhe në udhëzimin përkatës të Ministrisë së Financave Nr.1, datë 10.02.2004 mbi “tatimin mbi të ardhurat”, pika 3.7.1, paragrafi i dytë, ku shpjegohet mënyra e llogaritjes së amortizimit për mjetet e kompanive.

Momentalisht janë në fuqi ligjet e mëposhtme:
ligji për tatimin mbi të ardhurat
ligji për tatimin mbi vlerën e shtuar
projektiligji për qirane financiare.

Parimet bazë ku mbështetemi për të përcaktuar ndikimin e ligjit `Tatimi mbi të ardhurat` në lizing janë si më poshtë:
Parimi kontabël i korrespondimit: ky parim nuk gjen përdorim për shkak të faktit që të ardhurat e marra nga pagesat e qirase së qiradhënësit nuk korrespondojnë me shpenzimet e mirmbajtjes që do të rregjistrohen tek qiramarresi.
Amortizimi si shpenzim i zbritshëm: ligji përcakton se shpenzimi i amortizimit llogaritet nga pronari i aktiveve ose në rastet e aktiveve të dhëna me qira me huapërdorim ose në një formë tjetër të parashikuar në dispozitat ligjore llogaritet nga personi që mbart riskun për humbje apo shkatërrimin e aktivit.
Njohja si të zbritshme i shpenzimeve të mirmbajtjes: Në bazë të projektligjit për lizingun qiramarrësi duhet të përballojë të gjitha shpenzimet e mirëmbajtjes përfshirë shpenzimet operacionale, mirëmbajtjen teknike dhe riparimet. Megjithatë ligji për tatimin mbi të ardhurat nuk percakton nëse këto shpenzime do të njihen si të zbritshme ose jo për qëllime fiskale.
Njohja si të zbritshme i shpenzimeve të interesit: në bazë të ligjit për tatimin mbi të ardhurat shuma e interesit të paguar, të cilat tejkalojnë interesin maksimal të kredisë të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë janë konsideruar si të pazbritshme për efekte fiskale.
Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) Ligji nr.7928 përmban informacion në lidhje me aplikimin e TVSh-së mbi principalin e lizingut dhe interesin e tij. Sipas këtij ligji, krahas principalit mbi interesin e shërbimit financiar nuk duhet të aplikohet TVSH-ja edhe pse mbi interesin e lizingut aplikohet kjo e fundit.
Pagesa e shtyrë e TVSH-së ndaj personave të tatueshëm që importojnë paisje apo makineri, për t`u investuar në prodhim, ndërtim, transport, telekomunikacion dhe në energji, zbatohet skema e shtyrjes së pagesës së TVSH-së. Por, importimi dhe investimi duhet të kryhet nga i njëjti subjekt si dhe të jetë i lidhur drejtëpërdrejtë me procesin teknologjik perkates.

Ky kufizim bën që të gjitha investimet e sipër-përmendura kur financohen me liziing të mos e gëzojnë avantazhin e zbatimit të skemës së shtyrjes së pagesës së TVSH-së, pasi importimi bëhet nga shoqëria e lizingut (pronari juridik i mjetit), ndërsa investitor është përdoruesi i paisjeve dhe makinerive (pronari ekonomik i mjetit). Pra, as qiramarresi dhe as shoqeria e lizingut nuk mund të përfitojnë nga zbatimi i skemës së shtyrjes së pagesës së TVSH-së, gjë që praktikisht pengon proçesin e investimeve kapitale te biznesit nepermjet lizingut.
Në mungesë të aplikimit të skemës së shtyrjes së pagesës së TVSH-së, shoqëritë e lizingut do të krijojnë për një kohë të shkurtër një shumë teprice kreditore të TVSH-së (për shkak të pagesës së TVSH-së në import), që rritet në mënyrë të konsiderueshme me rritjen e numrit të klientëve, duke shkaktuar probleme serioze likuiditeti për shoqëritë e lizingut.
Trajtimi për efekt të tatimit mbi fitimin e transaksioneve të lizingut është:
Në rastin e lizingut financiar, pronari ekonomik i mjetit (qiramarrësi, përdoruesi) i cili mbart riskun për humbjen apo dëmtimin e mjetit, e kontabilizon atë në aktivet e veta (me vlerën e mjetit pa përfshirë interesat) dhe i njihen si shpenzime të zbritshme për efekte fiskale shpenzimet e amortizimit, shpenzimet për mirëmbajtjen dhe shuma e interesave të zbatuara në këstet e qirasë. Nga ana tjetër, pjesa e principalit të kredisë që përfshihet në këstet e qirasë financiare zvogëlon shumën e detyrimit kundrejt shoqërisë së lizingut, pa prekur rezultatin financiar.

Në rastin e lizingut operacional, qiradhënësi është pronari juridik dhe ekonomik i sendit. Ai mbart risqet për mjetin, e regjistron atë në asetet e tij, dhe llogarit amortizimin, që është shpenzim i zbritshëm për efekt të llogaritjes së tatimit mbi fitimin në përputhje me kufijtë e vënë në dispozitat përkatëse në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat. Po kështu shpenzimet e mirëmbajtjes janë të zbritshme në përputhje me kufizimet e vëna në atë ligj. Ndërsa qiramarrësit i njihen si shpenzime të zbritshme (korrente) vlera e kësteve të qirasë.

KAPITULLI I KATËRT. LIZINGU NË SHQIPËRI DHE ZHVILLIMET AKTUALE TË TIJ.

4.1 Vështrim i shpejtë i përgjthshem mbi ekonominë shqiptare
Deri në vitet 1990 Shqipëria ka qënë një ekonomi e centralizuar ku mbi çdo gjë vendoste shteti dhe individi nuk kishte shumë liri veprimi. Një ekonomi ku konkurenca nuk ekzistonte. Pas shumë viteve të regjimit komunist ekonomia shqiptare kalon në një ekonomi të decentralizuar, në një ekonomi tregu ku individi vendos vet në lidhje me veprimtarinë e tij eknomike. Një mjedis ekonomik ku kemi ekzistencën e një tregu bankar më të zhvilluar, një ekonomi të sipermarrjes së lirë, një ekonomi ku ekziston konkurenca e lirë që ndikon në përmirësimin e kushteve të ekonomisë shqiptare. Deri në vitin 1990, të vetmet institucione shtetërore që operonin në Shqipëri ishin:
Banka e Shtetit Shqiptar, e cila aplikonte në të njëjtën kohë funksionet e Bankës Qëndrore dhe Bankës Tregëtare;
Banka Bujqësore dhe për Zhvillim, e cila kreditonte kooperativat dhe fermat shtetërore;
Banka e Kursimeve, mbajtësja e pothuajse të gjitha depozitave individuale;
Banka Tregëtare Shqiptare, e cila kryente transaksionet e tregut të valutave;
Sot, pas viteve të ekonomisë së planifikuar kemi kaluar në një sistem bankar me dy nivele. Banka e Shtetit Shqiptar ka kaluar në Bankën Qëndrore të Shqipërisë që është banka e nivelit të parë dhe bankat e tjera të nivelit të dytë që operojnë sot në tregun shqiptar. Sot, ekzitenca e ndërmjetesve financiare, zhvillimi i një konkurence të lirë dhe ekzitenca e sipërmarrjeve të biznesit privat kanë çuar në zhvillimin ekonomik që Shqipëria ka sot.
Aktivitetet e lizingut në tregun aktual shqiptar
Si program lizingu në Shqipëri ka filluar në tetor të vitit 2003 si një bashkëpunim midis Ministrisë Shqiptare të Ekonomisë dhe Korporatës Ekonomike të Europës Jugore, por njohja e ligjit në parlament u bë në maj të vitit 2005.

Tregu i lizingut në Shqipëri është ende në fillimet e tij dhe ka pak kohë që ka filluar të zhvillohet.
Aktualisht, në Shqipëri, ndër kompanitë e lizingut, përmëndim: TIRANA LEASING SHA, RAFFEISEN LEASING SHA, CREDINS LEASING SHA, LANDESLEASE SHA, SOGELAEASE ALBANIA SHA , etj.
Kjo alternativë financimi ka filluar të bëhet popullore, por pritet që edhe shumë banka, nëpërmjet filialeve të tyre dhe kompani të tjera të angazhohen në industrinë e lizingut. Le të flasim për disa prej kompanive të lizingut.

Tirana Leasing SH.A
Tirana Leasing SHA u themelua në Tetor 2004 si, si një kërkesë e tregut për
më shumë mundësi kreditimi. Deri në atë kohë bizneset dhe individët mund të merrnin
kredi vetëm nga bankat, që kërkonin garanci për dhënien e kredive, duke e vështirësuar
në këtë mënyrë lindjen e bizneseve të reja.Ajo është kompania e parë e lizingut në Shqipëri. Ajo u krijua për të ofruar shërbimin e lizingut duke kompletuar në këtë mënyrë të gjithë gamën e produkteve të Tirana Bank.Aktualisht Tirana Leasing e ushtron aktivitetin e saj të qeradhënies financiare vetëm për mjetet e transportit.Së shpejti aktiviteti i Tirana Leasing, në qeranë financiare do të shtrihet, jo vetëm në mjetet e transportit, por edhe në objekte te tjera, siç janë makinerite dhe paisje të nevojshme, per një biznes apo ndërtesat për të përmbushur nevojat e konsumatorëve. Ndërkohë që avantazhi i qerasë financiare qëndron pikërisht në këtë fakt, se shoqëria që e jep qeranë financiare nuk kërkon garanci për të, pasi vetë objekti shërben si garanci.

Tirana Leasing ofron blerjen me leasing (qera te kredituar) te automjeteve. Leasing
ofrohet per nje periudhe te caktuar kohe gjate te ciles shlyhet detyrimi leasing nepermjet
kesteve mujore qe paguhen per pjesen e financuar. Kjo forme leasign ju jep
mundesine klienteve te kene gjithmone nje automjet te ri, pa pasur nevoje per kolateral.

Ky shërbim u ofrohet një klientele të gjerë që përfshin:
Të punësuarit në shtet që duhet të kenë vërtetim page dhe pozicioni
Të punësuarit në privat që duhet të kenë vërtetim page dhe sigurime shoqërore
Të vetpunësuar si biznes i vogël duhet të ketë liçencë, vendim gjykate, tabelë llogaritje të fitimit të thjeshtuar
Personat juridikë duhet të kenë dokumentat ligjore të firmës, ekstrakt nga rregjistri tregëtar i shoqërive, vërtetim nga organet tatimore, bilancet e dy viteve të fundit.

Kushtet e përgjithshme për financim janë:
Afati i financimit ne Euro: 1-5 vjet
Shuma e financimit: E pakufizuar
Financimi: 80% e vlerës së sendit nga kompania dhe 20% nga klienti
Interesi euribor: +5% ose 8% min
Këste të barabarta që përfshijnë pjesën kapital plus interes
Shpenzimet administrative: 1.5% e vlerës së financimit
Sigurim TPL dhe sigurim jetë të detyrueshëm
Lista e dokumentave te kerkuar:
Kerkese me shkrim drejtuar TIRANA LEASING
Pasaporte ose leternjoftim personal
Certifikate familjare
Oferte (preventiv) nga shitesi i makines
Vertetim nga punedhenesi per pagen tuaj dhe per te ardhurat familjare
Ne rast se je i punesuar ne shtet: Vertetim page
Ne rast se je i punesuar ne kompani private: Vertetim page dhe License te subjektit.

Ne rast se je i vetepunesuar si biznes i vogel: License, vendim gjykate, tabela e llogaritjes se fitimit te thjeshtuar.
Ne rast se je i vetepunesuar si person juridik: License, vendim gjykate, bilanci i vitit te fundit.

Nese ke te ardhura nga qeraja: kontrata e qerase dhe vertetim i pronesise.

Raiffeisen Leasing SH.A
Raiffeisen Leasing Sh.a është themeluar në Maj 2006, në Shqipëri. Raiffeisen Leasing Internacional operon si një nga rrjetet bankare lider në Europën Qëndrore dhe Lindore me filiale dhe kompani lizingu në 16 tregje. Raiffeisen Leasing ofron një mënyrë të re financimi për nevojat e biznesit për automjete, makineri dhe paisje të reja.

Raiffeisen-Leasing International GmbH e shtrirë në 16 vende të Evropës qëndrore dhe lindore. 75 % e kapitalit të saj zotërohet nga Raiffeisen Bank Albania dhe 25 % zotërohet nga Raiffeisen-Leasing International GmbH me qendër në Vienë.
Raiffeisen ofron lizing per automjete,makineri e pajisje si dhe për pasuri të patundshme. Lizing për automjete
Kushtet e pergjithshme per individet:
Financimi deri ne 80% te çmimit te automjetit
Nuk ka limit ne shumen e financimit te automjeteve
Kohezgjatja e financimit 12-60 muaj
Pergatitja e dokumenteve dhe aprovimi 24-48 ore
Kushtet e pergjitshme per bizneset:
Pjesemarrja 20%-30% varesisht prej asetit
Shume e financimit : Min – 4000 EUR , Max – e pa kufizuar
Kohezgjatja e financimit 12-72 muaj varesisht prej asetit
Aplikacioni për Lizing (i plotësuar dhe i nënshkruar)
Një dokument identifikimi: Letërnjoftim ose Pasaportë
Patentë Shoferi (vetëm për Vetura)
Vërtetim nga punëdhënësi që përcakton pagesën mujore bruto, pozita dhe
kohëzgjatjen në punë (Ndalesa Administrative)
Kontrata e punës lëshuar nga punëdhënësi

Fatura e KEK-ut,jo me e vjetër se 3 muaj(Nese eshte ne emer te personit tjetër,
atëher duhet edhe leternjoftimi i personit ne emer te te cilit eshte leshuar fatura).
Gjendja e llogarise (6 mujore) pasi bëhen pagesat e të gjithë kësteve klienti bëhet automatikisht pronar i mjetit dhe ndryshe nga kredia, me lizing, nuk ka nevojë për garanci.Ky shërbim i ofrohet një klientele të gjerë që përfshin individet e punësuar, biznesin e vogël e të madh, invesitorët e huaj si dhe institucionet publike.

Kushtet e përgjithshme të biznesit janë:
Afati i financimit: 12-60 muaj
Parapagimi: 20% deri në 30%
Monedha: Euro dhe Lek
Shuma e financimit: deri në 70% të vlerës së makinës ose paisjes
Komisione dhe shpenzime:
Komisioni i administrimit që është 1.5% e shumës së financimit
Shpenzimet noteriale të mbartura nga klienti
Siguracionet e kërkuara
Sogelease Albania
Nëpërmjet filialit te saj Sogelease Albania, Societe Generale Albania ofron qiradhënie financiare për një kategori të gjerë asetesh.Afat deri në 7 vjet dhe parapagimi deri në 20 %.

Disa nga mundësitë janë:
Makina : vlera deri në 90000 € , financimi deri ne 80 %, afati i financimit deri në 5 vjet, aprovim brënda 48 orëve.

Transport: pa limit financimi, financim dëri në 80 %, afati i financimit dëri në 7 vjet, aprovim brenda 48 oreve
Paisje mjeksore nga 3000 -15000 €, financimi deri në 70 %, afati i financimit deri në 3 vjet, aprovim brënda 48 orëve.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për individë: oferta e shitësit për makinën që do të financohet, kërkesë për aplikim, mjet identifikimi, çertifikatë familjare, vërtetim nga punëdhënësi, aplikim në Regjistrin e Kredive për statusin aktual.

Për biznesin e vogël: oferta e shitësit për makinën që do të financohet, kërkesë për aplikim, mjet identifikimi, çertifikatë familjare, vërtetim nga punëdhënësi, aplikim në Regjistrin e Kredive për statusin aktual, vendim gjykate ose ekstrakt i QKR-së, liçensë si dhe tabela e llogaritjes së fitimit të thjeshtuar.
Për personin juridik: oferta e shitësit për makinën që do të financohet, kërkesë për aplikim, dokumenta ligjore (statut, Akt themelimi, Nipt, ekstrakt i QKR-së i muajit të fundit), bilancin e dy viteve të fundit , aplikim në Regjistrin e Kredive për statusin aktual.Disa nga paisjet që financohen janë paisje printim/editim, paisje mjeksore, telekomunikacion, paisje IT, transport, makineri ndërtimi, makineri lëvizjesh.
Landeslease SH.A
Landeslease SH.A. është e para shoqëri aksionere e pavarur lizingu në Shqipëri. Landeslease u krijua me iniciativën e disa bankierëve dhe biznesmenëve me shumë përvojë shumë vjeçare në nivel kombëtar e ndërkombëtar në tregjet bankare dhe financiare në SHBA dhe Europë. Është e para shoqëri aksionere e liçensuar në tregun e lizingut dhe ka mbi 5 vjet që operon në këtë fushë.Landeslease nuk është e fokusuar vetëm në financimin e tregut të makinave por dhe fusha të ndryshme, si gjenerator, paisje mjeksore, paisje printimi etj
Kushtet e financimit nga Landeslease:
Financim deri në 80% e vlerës së automjetit. Financim nga 1-5 vjet. Aprovim brënda 24 orëve,
Dokumentat e kërkuara: oferta e mjetit që do merret, kërkesë për financim dokument identifikimi, patentë.
Në rast se është individ duhet : vërtetim page nga punëdhënësi, çertifikatë familiare. Në rast se është person fizik ose juridik duhet dhe bilanci i dy viteve të fundit, FDP aktuale.

Credins Leasing SH.A
Credins Bank ushtron aktivitetin e saj sipas Licencës nr. 16, datë 31.03.2003, lëshuar nga Banka e Shqipërisë për të ushtruar veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë. Credins Bank ushtron aktivitetin e saj duke respektuar kuadrin ligjor të Bankës së Shqipërisë si dhe kuadrin e brëndshëm rregullator të përcaktuar nga Këshilli i saj Drejtues dhe miratuar nga Asambleja e Aksionerëve. Aksionerët e Credins Bank, janë përfaqësuesit e disa prej bizneseve më të suksesshme të krijuar dhe rritur gjatë viteve të zhvillimit të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Credins Bank përfaqësoi të parën bankë private me kapital 100% shqiptar, duke hyrë kështu në historikun e zhvillimeve të rëndësishme ekonomike financiare të ndodhura në Shqipëri. Vitet e fundit ofron dhe shërbimin e lizingut. Pra CREDINS leasing .
Credins Leasing, aktiviteti i së cilës zyrtarisht ka filluar që nështator të vitit 2007, por faktikisht në janar të vitit 2008. Është një shoqëri që ka hyrë nëtreg me ambicje të mëdha për të qënë ndër më të mirët në treg duke u fokusuar si nëstrukturën e produktit që do të ofrojnë ashtu edhe shërbimin.

Produkti ishte i pranueshën për një masë sa më të madhe njerëzish, duke ofruar një strukturë financimi që i lejon këta klientë të kenë pagesa mujore të financimit sa më tëpërballueshme. Produkti lizing i prezantuar ndryshe nga ai i konkurentëve do të ketë njëparapagim 20% dhe jo më 30%. Rreth 55% të portofolit të lizingut të kësaj kompanie ezënë makineritë dhe paisjet. Me gjithë vështirësitë Credins Leasing po planifikon tëofrojë së shpejti produktin e lizingut operarativ në bashkëpunim me koncensionarët emjeteve.

Lizingu ofrohet për:
financim per autovetura
financim per kamione
financim pajisje dentare e mjekesore
Disa nga mundësitë që ofron kjo bankë janë :
Parapagimi vetëm 20% e çmimit të mjetit
Afati i shlyerjes deri në 5 vjet.

Pagesa në fund të kontratës deri në 25% të çmimit të mjetit.

Komisione dhe shpenzime : komisione administrimi 1% shpenzime noteriale, TPL, kasko e mjetit.

Modeili i financimit i përshtatet buxhetit të konsumatorit.

Lehtësi në transferimin e mjetit apo financimit tek një palë e tretë nëqoftëse individi vendos të kryeje këtë veprim.

Shembull 1
Çmimi i mjetit 10000 €
Parapagimi 20% 2000 €
Afati i shlyerjes 4 vjet
Kësti mujor 197 €
Shembull 2
Çmimi i mjetit 10000 €
Parapagimi 20% 2000 €
Afati 5 vjet
Kësti mujor 162 €
Gjithashtu ofron dhe shërbimin on line E-care ku mundëson aksesin online të të gjitha dokumentave, kontratave, pagesave etj
Konkurenca në Shqipëri
Tregu i lizingut në Shqipëri është krijuar në vitin 2004 nga kompania e parë lizingu Tirana Leasing. Përgjatë viteve 2005-2007, në treg hynë Raiffeisen Leasing, Credins Lizing dhe Landeslease. Në vazhdimësi të rritjes së shërbimeve lizing, rritja e tregut filloi në vitin 2007. Gjatë dhjetorit të vitit 2008 tregu i lizingut pësoi ndryshime nga hyrja në treg e disa bizneseve të reja, keshtu që Raifeissen Leasing kufizoi financimin e lizingut në euro. Credins Leasing ka një ngadalësim në volumin e biznesit për shkak të financimit të limituar të burimeve në fund të vitit.

Raiffeisen Leasing 40 % = 24 mil €
Tirana Leasing 38 % = 23 mil €
Credins Leasing 12.5 % = 7.5mil €
Landeslease 6 % = 3,5 mil €
Others 3,5% = 2 mil €
Fig4.1

Gjithsesi, konkurentët kryesorë të tregut të lizingut mbeten Tirana Leasing dhe Raiffeisen Leasing.

Fig4.2
Kompania Ndarja e Tregut Portofoli/ Mil Euro Asetet e lizingut Norma e interest e aplikuar
Tirana Leasing 52% 17 Automjete 9,5%
Raiffeisen leasing 43% 13 Automjete/Pajisje 9,7%
Other 5% 5 Automjete/Pajisje 10%
Portofoli i kompanive që përdorin lizing ( në EURO
Fig4.3
Autovetura Kamiona Pajisje Totali
Individual 9,600,000 9,600,000
SME 14,000,000 4,000,000 9,000,000 27,000,000
Korporata 5,200,000 7,200,000 11,000,000 23,400,000
Total 28,200,000 11,200,000 20,000,000 60,000,000
Aplikimi i rregullave ligjore dhe rregjistrimeve kontabël të lizingut në Shqipëri
Lizingu, për shkak të fleksibiletit të tij dhe mundësive që ofron është bërë një mundësi financimi mjaft e kërkuar. Gjithashtu, lizingdhënësi do të marrë një fluks të rregullt pagesash, që përfshijnë dhe një përqindje të caktuar interesi dhe në fund të periudhës së lizingut do të ketë një vlerë të mbetur.

Kontabilizimi i transaksionit të lizingut është një nga shembujt më të mirë të aplikimit të parimeve të kontabilitetit, të përmbajtjes së transaksionit mbi formën e tij, siç përcaktohet nga Kuadri për Prezantimin e Pasqyrave Financiare të IASB.
Kështu, nëse transaksioni ia “transferon” efektivisht pronësinë lizing-marrësit, përmbajtja e transaksionit është ajo e shitjes, si e tillë, edhe nëse transaksioni ligjërisht merr formën e lizingut.

Klasifikimi i përshtatshëm i lizingut financiar varet nga rrethanat nga të cilat kryhet transaksioni. Sipas IAS (SNK) 17 “kontabiliteti për lizingun”, nëse kontrata e lizingut është apo jo një kontratë lizingu financiar, është e rëndësishme të gjykohet bazuar mbi përmbajtjen e transaksionit dhe jo në formën e kontratës. Kështu, nëse aktualisht të gjitha përfitimet dhe rreziqet e pronësisë i janë transferuar lizingmarrësit, lizingu do të klasifikohet si lizing financiar. Lizingdhënësit i sigurohet kthimi i kapitalit të investuar si dhe një normë e arsyeshme kthimi mbi investimin e bërë.

Ligji që i përket qirasë financiare në Shqiperi trajton qiranë financiare, të drejtat dhe detyrimet e palëve në kontratën përkatëse dhe rregullon marrëdhëniet që lindin në dhënien me qira financiare të sendeve të luajtshme ose të paluajtshme, e që dallohen nga veçoritë e mëposhtme:
Sendi përzgjidhet nga vetë qiramarrësi, në pavarësi të plotë prej qiradhënësit:
Sendi blihet nga qiradhënësi ose, sipas rastit ndërtohet me mjetet e tij financiare, për t’ia dhënë qiramarrësit me qira financiare, sipas kontratës që kanë lidhur ose do të lidhin, dhe për të cilën furnizuesi ka dijeni të plotë;
Qiraja është në formë pagesash, të cilat përllogariten duke vlerësuar edhe normën e amortizimit të tërë sendit, të një pjese ose të pjesëve thelbësore të tij;
Në mbarim të afatit të kontratës qiramarrësi ka të drejtë ta blejë sendin, duke paguar një shumë simbolike, të paracaktuar nga palët ose të caktuar në çastin e ushtrimit të së drejtës së blerjes, ta përtërijë kontratën për një afat tjetër, kundrejt pagesës së një qiraje më të ulët se ajo fillestare, ose t’ia kthejë sendin qiradhënësit.

Format tipike të qirasë janë qiraja operative dhe qiraja financiare.
Qiraja operative mund të klasifikohet si financim jashtë bilancit, kjo do të thotë se nuk ka asnjë detyrim për t’u paraqitur këto aktive në bilancin e qiramarrësit. Qiradhënësi e paraqet sendin në rregjistrat e tij e klasifikuar si aktive fikse me vlerën e kostos dhe e zhvlerëson si të tillë.

Një transaksion konsiderohet si qira financiare kur qiramarrësi e përfshin aktivin në bilancin e tij në zërin e aktiveve fikse, në shumën e kësteve totale në përputhje me kontratën e qirasë financiare gjithashtu duhet të bëjë edhe rregjistrimin në pasiv. Qiramarrësi ka të drejtën të amortizojë sendin, objekt qiraje.
Format tipike të kontratave të lizingut janë lizing të tipit me shitje, lizing me financim të drejtpërdrejtë dhe lizing me borxh (Leveraged).

Lizingu financiar mund të jetë i tipit me financim të drejtpërdrejtë ose lizing me shitje.

Qira të tipit të shitjeve është kur vlera e drejtë e aktivit është zakonisht më e madhe se vlera me të cilën aktivi është regjistruar në libra. Këtu futen aktivet që prodhohen nga shoqëria dhe në kontabilitet këto regjistrohen me kosto. Kur këto aktive jepen me qira, qiradhënësi përdor për regjistrim të qirasë financiare vlerën e drejtë që është e përbërë nga kosto e prodhimit të aktivit plus fitimi që shoqëria do të marr mbi këtë aktiv.
Në mënyre skematike një lizing financiar i tipit me shitje paraqitet si më poshtë:
Fig4.4
2905125698500004667249650874001019175110807400102870166992500
Fitimi brutoTë ardhurat e parealizuara nga interesi
Qiraja financiare direkte aplikohet nga shoqëri objekti i të cilave është dhënia me qira. Këto shoqëri blejnë aktivet që do ti japin me qira sipas kërkesave të qiramarresve. Vlera e drejtë e aktivit është e barabartë me vlerën e rregjistruar në kontabilitet.

Në lizingun financiar të drejtpërdrejtë:
Qiradhënësi, krahas sendit, i ofron qiramarrësit edhe shërbime ndihmëse e mirëmbajtjeje.
Sendet që jepen me qira janë kryesisht të një lloji.

Qiramarrësi ka më tepër liri ta zgjidhë kontratën para afatit, me njoftim paraprak.
Në mënyrë skematike, lizingu me financim të drejtpërdrejtë paraqitet si më poshtë:
Fig4.5
441007682359500140970083312000
140970016002000

Të ardhura të parealizuar nga interesi
Transaksioni i lizingut është ndërtuar në mënyrë të tillë që lizingdhënësi njeh fitimin apo humbjen nga transaksioni përveç të ardhurave të marra nga interesat. Në mënyrë që të realizohet kjo, vlera reale e tregut të mjetit, ose nëse kjo vlerë është më e vogël, shuma e vlerave të tanishme të kësteve minimale të lizingut si dhe e vlerës së mbetur por jo të garantuar të sendit në fund të periudhës së lizingut, duhet të jetë e ndryshme nga kosto e sendit. Përmbajtja e këtij transaksioni nuk do të jetë gjë tjetër veçse ajo e shitjes së sendit.

Lizingu me financim direkt ndryshon nga lizingu me shitje sepse lizingdhënësi nuk rregjistron fitimin apo humbjen nga transaksioni por vetëm të ardhurat e siguruara nga interesat. Në një lizing të tillë financiar vlera reale e tregut të sendit në ditën e kryerjes së transaksionit është e barabartë me koston e sendit (vlera e mbartur). Ky lloj transaksioni zakonisht përfshin institucione që merren me aktivitete financiare.

Lizingu fianciar: Pasi është bërë klasifikimi i saktë i kontratës së lizingut, trajtimi nga ana kontabël e transaksionit të lizingut bazuar në kërkesat e IAS 17, mund të marrë formën e mëposhtme:
Lizingmarrësi mund të rregjistrojë lizingun financiar si aktiv. Nga ana tjetër ai rregjistron të njëjtën shumë si detyrim. Shuma e rregjistruar duhet të jetë e barabartë me:
Vlerën reale në treg të aktivit (sendit) të dhënë me lizing nga lizingdhënësi ditën e nënshkrimit të kontratës plus përfitimet dhe zbritjet nga taksat e marra nga lizingdhënësi ose
Vlerën e tanishme të kësteve minimale të lizingut.
Për qëllime të këtyre llogaritjeve, pagesat minimale të lizingut konsiderohen pagesat që lizingmarrësi është i detyruar të paguajë duke mos përfshirë këtu qiranë e kushtëzuar apo kostot e ekzekutimit të transaksionit si: siguracionin, pagesat për mirëmbajtje dhe taksat. Pagesat minimale të lizingut në përgjithësi përfshijnë pagesat minimale të qirase të bëra nga lizingmarrësi, si dhe ndonjë garanci për vlerën e mbetur të sendit në fund të periudhës së lizingut. Nëse kontrata e lizingut ka dhe mundësinë e blerjes, shuma që duhet paguar është e përfshirë në pagesat minimale të lizingut. Vlera e tanishme do të llogaritet duke marrë për bazë normën e huamarrjes së lizingmarrësit me përjashtim të rastit kur lizingmarrësi pranon në kontratën e lizingut që të përdoret norma e interesit e llogaritur nga lizingdhënësi( kjo mund të përcaktohet nga ligje dhe rregullore të veçanta).
Aktivi (sendi) i marrë me lizing do të amortizohet gjatë periudhës së përdorimit, si rrjedhim lizingmarrësi do të rregjistrojë edhe amoritzimin e këtij aktivi në përputhje me politikën e amortizimit që ai përdor për mjetet e tjera. Ndryshimet që ekzitojnë ndërmjet standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit (dmth Standartet Shqiptare te Kontabilitetit) do të merren në konsideratë, pra lizingmarrësi, për qëllime taksash do t’i njohë këto diferenca në zërin taksë e shtyrë në aktive ose detyrime.
Në lidhje me kontabilizimin do kemi tre hapa:
Shoqëria e lizingut ble sendin nga furnitori:
Debi: Mjete kryesore (shoqëria lizing) XXX
Kredi: Furnitor XXX
Nënshkruhet kontrata me qiramarrësin për dhënien me qira:
Debi: Hua afatgjatë XXX
Kredi: Aktive (qiramarrësi)
Debi: Interes për tu marr
Kredi: Të ardhura të shtyra
Shlyerja e këstit nga qiramarrësi :
Debi: Klient XXX
Kredi: Hua afatgjatë XXX
Kredi: Interes për tu marr XXX
Debi: Të ardhura të shtyra XXX
Kredi: Të ardhura nga interesi XXX
Nga këndvështrimi i qiramarrësit do të bëhen këto veprime:
Nënshkrimi i kontratës me shoqëritë lizing :
Debi: Aktive (huamarrësi) XXX
Kredi: Hua afatgjateXX
Merr faturën për shlyerjen e këstit dhe kryen këto veprime :
Debi: Shpenzime interesi XXX
Kredi: Hua afatgjatë XXX
Kredi: Furnitor XXX
Paguan këstin:
Debi: hua afatgjate XXX
Kredi: arka XXX
Qiramarrësi amortizon sendin:
Debi: shpenzime amortizimi XXX
Kredi amortizimi i akumuluar XXX
Pengesat e zhvillimit të lizingut në Shqipëri:
Struktura ka nevojë për përmirësim.

Është një treg i vogël.

Të dhëna financiare të dyshimta.

Mungesa e eksperiencës dhe aftësive nga ana e lizingdhënësve. Megjithëse ka shumë institucione financiare, të cilat posedojnë njohuri të mira dhe eksperiencë në lizingun financiar dhe që janë lojtarë të rëndësishëm në tregun e lizingut jashtë Shqipërisë, mungesa e eksperiencës në kryerjen e lizingut brënda Shqipërisë nuk lehtëson angazhimin në transaksione të tilla.

Mentaliteti i pronësisë. Lizingu ka hasur në vështirësi për t’u kthyer në një teknikë popullore të financimit në shumë vende në tranzicion. Kjo vjen për shkak të mentalitetit të pronësisë të shumicës së lizingmarrësve potencialë. Shumë njerëz besojnë se të mos kesh një objekt në pronësi nuk është fitimprurëse dhe këstet paguhen praktikisht për asgjë meqë objekti nuk është në pronësi të lizingmarrësit.
Do të duhet një periudhë e caktuar kohe që njerëzit të ndryshojnë opinion dhe të kuptojnë që pasuria dhe fitimi vjen nga përdorimi i sendit dhe jo nga pasja e tij në pronësi. Në një periudhë afatshkurtër një problem i tillë mund të kapërcehet përmes ofrimit të transaksioneve të lizingut financiar, ku lizingmarrësi merr titullin e pronësisë mbi objektin në fund të afatit të lizingut.

Tregje sekondare të pazhvilluara, të cilat krijojnë vështirësi për rishitjen e objekteve të rimara në zotërim nga lizingmarrësit që nuk kanë paguar këstet.

Kompanitë janë në periudhën e investimit.

Lidhja e sektorit privat me bankat nuk është mjaftueshëm i zhvilluar dhe kjo i detyrohet riskut të lartë i përceptuar nga të dyja.

Zbatimi i dobët i ligjit, infrastruktura e dobët.

Ambjenti i pamjaftueshëm rregullator përsa i përket aspekteve të kontabilitetit dhe taksave, që e bën lizingun më pak konkurues sesa forma të tjera financimi. Kjo është e vlefshme dhe për pengesa të tjera rregullatore, siç është kërkesa e lartë për kapital minimal për kompanitë e lizingut.

Të drejtat pronësore të paqarta dhe mungesa e një tregu të tokës.

Paqëndrueshmëri në politikat ekonomike.

Nivel i lartë i ekonomisë informale.

Nivel i ulët i aksesit në informacion.

Shoqëritë e lizingut e kanë të vështire t’ju besojnë Pasqyrave Financiare të bizneseve sepse ato nuk janë shifrat reale.

Tregu aktual i lizingut në Shqipëri
Financimet me lizing për vitin 2014 u rritën me rreth 28%. Volumi i financimeve për vitin e kaluar arriti në mbi 32 milionë euro. Për vitin 2014, tregu i makinave të reja ra me 10%, por kompanitë e lizingut duket se arritën ta diversifikonin portofolin e financimit edhe në sektorë të tjerë. Lizingu është një produkt relativisht i ri dhe që ofrohet nga 5 kompani.
Vlerësohet se të paktën 70% e financimeve me lizing shkojnë për blerjen e makinave, megjithatë në vitet e fundit është rritur përdorimi i këtij produkti edhe për blerjen e makinerive dhe pajisjeve dhe keshtu kompanitë e lizingut dhe bankat kanë krijuar marrëdhënie partneriteti me shitësit më të rëndësishëm të mjeteve të rënda të ndërtimit dhe infrastrukturës, të pajisjeve dentare e mjekësore, të linjave të prodhimit.
Aktualisht, në vendin tonë vetëm pak kompani dhe banka e ofrojnë një shërbim të tillë, që në vendet e zhvilluara është shumë i përhapur. Bankat private u ofrojnë klientëve një produkt më të përballueshëm financiarisht. Tregu i lizingut ka potenciale të mëdha zhvillimi dhe hapësira të mëdha në vendin tonë, ndaj parashikohet që shumë shpejt të jetë po aq i fortë në treg sa edhe konkurrentët aktualë të mëdhenj. Gjithsesi ky treg në vendin tonë është akoma relativisht i ri dhe konsiston në disa kompani lizingu që përveç disave të tjerat janë të lidhura me bankat, lizingu mund të përdoret nga bizneset e vogla, të mesme, dhe të mëdha dhe mund të krijojë një avantazh të fortë konkurues si një opsion financiar që sjell shumë përfitime. Në Shqipëri ekziston vetëm një shoqëri lizingu e mirfilltë dhe të tjerat janë të lidhura me bankat. Kjo është diçka pozitive sepse shoqëritë lizing për të nisur investmin e tyre do marrin kredi në bankë dhe duhet të mbulojnë koston e kredisë, gjithashtu të sigurojnë dhe një marzh fitimi të caktuar. Kjo bën që klienti të paguajë një përqindje intersi dy fish. Nëqoftëse ofrohet nga banka lizingu atëhere ai do paguajë vetëm interesin e lizingut. Bankat kanë proçedura më strikte në dhënien e lizingut. Eshtë më kërkuese në lidhje me dokumentat dhe korrektësinë e tyre. Por kemi dhe një problem tjetër që bankat për shkak që të rrisin nivelin e dhënies së kredive i `mbajnë të fshehur individit opsionin e lizingut`. Si pasojë individi financon blerjen e vet me kredi dhe jo me lizing gjë që çon në një kosto më lartë për të. Kjo sigurisht ndodh për investime në vlera relativisht të vogla. Kjo ndodh dhe për arsyen e mos ekzistencës së informacionit të saktë. Një problem që has zhvillimi i lizingut është dhe çështja e mentaliteti të individit. Dikush mendon së është më mirë që të investojë në CASH, sepse mendon se paguan më shumë para me lizing.
Kjo është relativisht e vërtetë por një biznes këto para CASh mund ti përdorë si likuiditet dhe njëkohësisht muaj për muaj paguan këstin për qiramarrjen e paisjes.

Parashikimi i tregut:
Norma vjetore e pritshme e rritjes : 10-20%.

Në vitin 2013 tregu i lizingut u segmentua në: lizing për makina ( rreth 50 % ), pajisje për SME ( rreth 30 % ), dhe pasurive të paluajtshme ( rreth 20 % ),ky ritem pritet qe te vazhdoje dhe gjate vitit 2014.

Tregu i lizingut për vitin 2015 pritet që të tejkalojë 150-250 milion EURO.

KAPITULLI I PESTË. SHEMBULL ILUSTRUES
5.1 Ilustrime me shembull të metodës së qirasë financiare dhe operative
Njësia ekonomike merr me qira një aktiv në datë 1 janar 2013- nuk ka aktive apo detyrime të tjera. Jeta ekonomike e vlerësuar e aktivit me qira është 5 vjet pa vlerë të rikuperueshme-aktivi do zhvlerësohet sipas metodës lineare. Qiraja ka një afat fiks të pandryshueshëm për 5 vjet me një kuotë vjetore minimale prej 3000 € që paguhen në fund të vitit. Përqindja e interesit të qirasë është 8% në vit.

Përcaktojmë vlerën e tashme të aktivit.
PVA= PVIFA(8% :5vjet) * kuota vjetore minimale= 3.992*3000=11976 €
Pasqyra e amortizimit të qirase (në EURO)
Fig5.1
Viti a)Detyrimet fillim viti
b)Interesi c)Principali
d)Totali i kuotes min të qërasë. e)Detyrimet në fund

2013 11976 958 2041.92 3000 9934.08
2014 9934.08 794.72 2205 3000 7728.8
2015 7728.8 618.3 2381 3000 5347.1
2016 5347.1 427.76 2572.23 3000 2774.86
2017 2774.86 221.98 2778 3000 0
Totali 3021 11976 15000 Llogaritje : a)= detyrim në fillim të vitit
b)=8%*a)
c)=d)-b)
d)=b)+c)=kuotë fikse minimale vjetore = 3000 €
e)=a)-c)
Më pas do ndërtojmë :
Ndikimin e metodave të ndryshme kontabël për alternativa të ndryshme të qirave në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Fig5.2
Viti Shpenzim i qirasë Shpenzim i interest Shpenzim i zhvlersimit Shpenzime totale
2013 3000 958 2395.2 3353.2
2014 3000 794.72 2395.2 3189.9
2015 3000 618.3 2395.2 3013.5
2016 3000 427.76 2395.2 2822.96
2017 3000 221.98 2395.2 2617.18
Totali 15000 3021 11976 14996.74
Llogaritje shpenzime zhvlersimi : kemi metodën e amortizimit linear ku për 5 vjet do kemi 11976/5=2695.2 €
Kur qiraja llogaritet si qira operative kuota minimale e qirase raportohet si shpenzim qiraje, periodike në rastin tonë 3000 € .
Kur qiraja llogaritet si qira financiare njësia ekonomike rregjistron si shpenzimet e interesit dhe shpenzimet e amortizimit 2395.2 € në vit, sipas tabelës së mësipërme. Për të 5 vitet totali i shpenzimeve sipas të dy metodave është i njëjtë.
Metoda e qirasë financiare raporton më shumë shpenzime në vitet e mëparshme dhe më pak në vitet e mëvonshme.

E ardhura neto sipas metodës së qirasë financiare është më e ulët(lart) se sipas metodës së qirasë operative në vitet e mëparshme (mëvonshme) të qirasë .

Më pas do japim :
Efektet në bilanc të qirasë financiare:
Fig5.3
Data Mjetet Monetare a) Aktivi me qera
b) Detyrimi i qirasë c) Kapitali
d)
1.1.2013 0 11976 11976 0
12.31.2013 (3000) 9581 9934.08 (3353.2)
12.31.2014 (6000) 7456 7729.08 (6543.1)
12.31.2015 (9000) 5061 5348.08 (9556.6)
12.31.2016 (12000) 2666 2775.85 (12379.56)
12.31.2017 (15000) 0 0 (15000)
Sipas metodës së qirasë operative nuk rregjistrohen, pra dhe nuk paraqiten në bilanc as në aktive as në detyrime në fillim të qiramarrjes.
Në fund të vitit, qiramarrësi paguan qiranë, pagesën minimale të qirasë prej 3000 € duke pakësuar aktivet (Arka) dhe kapitalin për të njëjtën shumë. Ky proçes vazhdon për të 5 vitet e qiramarrjes, për shumën totale të parave të paguara prej 15000 € dhe për të njëjtën shumë të shpenzimeve pakëson kapitalin.
Sipas metodës së qirasë financiare, gjatë viteve shohim se aktivet e qirasë janë më të ulta se detyrimet e qirasë. Kjo ndodh sepse vlera e aktiveve pakësohet me shumën e zhvlersimit vjetor, ndërsa detyrimet pakësohen me shumën e amortizimit të principalit.
Për të dyja metodat efektet në bilanc në fund të afatit të qirasë janë të njëjta. Ky rezultat tregon se efekti në pasqyrat financiare sipas të dy metodave është i njëjtë në fund të qirasë.
Në bilanc, paraqiten si perfitimet (Aktivet) dhe detyrimet që lindin nga transaksioni i qirasë.
Rregjistrimet kontabel.

Regjistrimet në kontabilitet te huamarrësi më 1 Janar, 2009 do jenë si më poshtë:
Mjete të marra me qira 11976
Detyrime për qira financiare 11976
Rregjistrimi për pagesën e parë të qirasë me 1 janar 2009 do jetë
Detyrime për qira financiare 3000
Cash (mjete monetare) 3000
Te qiramarrësi në fund të vitit më 31 Dhjetor, 2009 shpenzimet e interesit do të regjistrohen si më poshtë :
Shpenzime interesi 958
Interes i pagueshëm 958
5.2 Çështje të raportimit të qirasë financiare në Pasqyrat Fiananciare
Gjatë përgatitjes së Pasqyrave Financiare dhe në shënimet për Pasqyrat Financiare duhet patur në konsideratë këto çështje:
Në seksionin e aktiveve të qëndrueshme regjistrohet aktivi i marrë me qira dhe amortizimi i akumuluar për të.

Shpenzimi për amortizimin rregjistrohen si pjesë e shpenzimeve të tjera për amortizimin e aktiveve duke përdorur të njëjtën metodë si dhe aktivet e tjera. Në shpjegimet e Pasqyrave Financiare mund të cilësohet sa është shuma e amortizimit që i takon aktivit të marrë me qira si pjesë e shpenzimeve totale për amortizim.

Jepen shpjegime në Pasqyrat Financiare për detyrimin për qira financiare që regjistrohet në seksionin e detyrimeve duke dhënë edhe detaje për interesin e përdorur periudhën e skontimit ose të qirasë dhe çeshtje të tjera të rëndësishme të përmendura ne kontratën e qirasë.

Regjistrohet veç pjesa e detyrimit për qira financiare që është pjesë e detyrimeve me afat të shkurtër.

Pagesat e ardhshme të qirasë, sipas kontratës së qirasë, cilëson se sa do jetë pjesa e kostove të egzekutimit, pjesa e interesit dhe pjesa e principalit.

Shpenzimet për interes si pjesë e shpnzimeve totale për intresa mbi huat me afat të gjatë.

Analiza e qirasë
Qiraja operative është e aftë të ndikojë pozitivisht tek raportet për analizimin e kredisë dhe përfitueshmërisë duke motivuar qiramarrësin të përdorë këtë burim financimi jashtë bilancit. Për qiramarrësit klasifikimi i qirasë operative është pozitive sepse :
Ndihmon të arrijë angazhimet, marrveshjet e tyre
Ndihmon të përmirësojë perspektivat e tyre për fiancime të reja
Shumë analistë konvertojnë të gjitha qiratë operative në fianciare. Duhet kujdes në këtë riklasifikim, ai duhet bërë vetëm kur është e nevojshme. Për të konvertuar qiratë operative në qira fianciare, nevojitet të vleresohet vlera e tashme e detyrimeve për qira operative.
KAPITULLI I GJASHTË: PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Konkluzione mbi përfitimet nga lizingu
A është lizingu gjithmonë një zgjidhje e mirë?
Faktikisht është e vështirë që ti përgjigjesh kësaj pyetjeje me siguri. Lizingu mund të jetë një ide e keqe nëqoftëse individi nuk i përballon dot pagesat . Gjithsesi, përgjigja më e mirë që mund të jepet është se lizingu mund të jetë një ide e mirë. Përgjigja varet dhe nga kushtet ekonomike të individit nga preferencat dhe mundësitë e tij.

Përfitime nga lizingu
Fleksibiliteti: për shkak të një varieteti të madh produktesh të disponueshme nuk është e vështirë që të strukturosh një qiradhënie në bazë të nevojave të biznesit dhe individëve( duke marr parasysh cash floë, ciklet e biznesit, qëndrueshmërin e buxhetit etj ). Pra lizingu është fleksibël ndaj nevojave dhe kushteve të klientit për tu përshtatur me to. Gjithashtu lizingu përfshin dhe shërbime të tjera nëqoftëse janë të nevojshme siç është instalimi ose paisje të tjera në dispozicion etj.
I leverdishëm: lizingu është një mjet financimi më i leverdishëm dhe fleksibël se alternativat e tjera financuese. Koha e aprovimit të lizingut mund të zgjasë një ose dy ditë, pra kemi dhe kursim në kohë.

Përmirëson kthimin nga aktivet (ROA) kthimin nga kapitali (ROE) gjë që bën që kompania lizingmarrëse të jetë më efektive dhe me përfitueshmëri më të lartë.

I lejon kompanitë që të menaxhojnë kapitalin e tyre punues duke i shpërndarë pagesat përgjatë jetës së aktivit.

Pagesat e lizingut janë të rregullta dhe fikse në një sasi të caktuar.

I jep mundësi kompanisë që të rinovojë paisjet e tyre, duke u siguruar që të përfitojnë nga tekonologjitë më të fundit të disponueshme.

Përfiton burime financimi që janë të pavarura nga bankat ose linjat e kreditit duke i dhënë lizingut më shumë liri.

Sigurimi i qiramarrësit që ka një burim të sigurt dhe të qëndrueshëm të fondeve i cili nuk mund të tërhiqet për sa kohë ai bën pagesat.

Mundësia e qiramarrësit për të mos u shqetësuar në lidhje me pronësinë si psh asgjesimi i pronësisë nëqoftëse paisja nuk përdoret më.

Mbetet mundësia e vetme për financim për shoqëri të vogla për shembull që e kanë të vështirë që të gjejnë mundësi të tjera që të financojnë zhvillimin e tyre.
Rekomandime për përmirsimin e tregut të lizingut në Shqipëri
Përsa i përket Shqipërisë, ne ndodhemi në një periudhë tranzicioni, që është e ndërthurur me reforma ekonomike të rëndësishme. Shqipëria mund të tërheqë investues të huaj, si rezultat i avantazheve krahasuese që ajo ofron:
Pozicioni gjeografik që ne kemi.
Fuqia punëtore me pagesë të ulët.

Ekzistenca e marrëveshjes së tregëtisë së lirë me vendët e rajonit
Projektet për investime të huaja të prezantuara nga qeveria.

Lizingu financiar ka mundësi mjaft të mira në Shqipëri përderisa i jep zgjidhje problemeve të shumë kompanive me mundësi të mira. Ai i jep zgjidhje çështjeve të mungesës së burimeve të veta dhe të burimeve afatmesme. Lizingmarrësit e mundshëm duan të fitojnë norma të larta kthimi në mënyrë që të gjenerojnë para të mjaftueshme që të kualifikohen për financim duke gjykuar mbi bazën e fluksit të parave.
Pa mundësinë e lizingut, shumë biznese do ta kishin të vështirë dhe me shumë rrezik blerjen e paisjeve të reja. Si rrjedhim, zgjedhiet e biznesit do të ishin ose blerja e paisjeve të reja, nëse ekzistojnë fonde të mjaftueshme dhe duke e financuar edhe me fonde të marra hua ose mos blerja e paisjeve.

Shoqëritë e lizingut në Shqipëri hasin shumë veshtirësi të mëdha prandaj disa nga masat që duhen marr janë:
Të informohet individi në lidhje me ekzistencën e lizingut dhe mundësitë që ofron.

Të hartohet një ligj i posaçëm tatim taksash për lizingun dhe të bëhet zbatimi i tij
Në ligjin ekzistues të lizingu tatohet dhe principali dhe interesi. Do ishte më avantazh për lizingun mos tatimi i interesit pasi dhe tek kredia interesi nuk tatohet.
Metodat aktuale fiskale të amortizimit (sidomos metoda e amortizimit në bazë grupi) nuk stimulojnë investimet e reja dhe bëhen pengesë për rinovimin e teknologjive. Një gjë e tillë rregullohet nëpërmjet aplikimit të metodave të amortizimit te pershpejtuar.

Metoda e amortizimit të përshpejtuar lejon një normë amortizimi më të lartë në vitin e parë të përdorimit të mjetit, e cila vjen duke u ulur gradualisht në përputhje me jetëgjatësinë e mjetit. Nëpërmjet amortizimit të përshpejtuar bisnesit i krijohet mundësia e rinovimit të shpejtë të teknologjisë, duke u bërë më konkurues dhe duke krijuar premisa për rritje ekonomike. Sipas kësaj metode, mjetet e financuara me qira financiare mund të amortizohen me norma të përshpejtuara për kohezgjatjen e kontrates së qirasë financiare.

Të përcaktohen rregullore specifike apo standarte në lidhje me trajtimin kontabël të lizingut financiar, adaptimin e standarteve ndërkombetare.

Është e nevojshme që të ketë investime nga partenerë të huaj duke parë rritjen e investimeve dhe rritjen e nevojave për kapital.

Të ketë qëndrueshmëri në politikat ekonomike dhe të ulet niveli i informalitetit në lidhje me publikimin e të dhënave financiare të lizingmarrësit.

Lizingu do të ndihmojë në rritjen ekonomike të Shqipërisë nëpërmjet shumë përfitimeve që shtrihen në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Disa nga këto janë :
Në zhvillimin ekonomik në përgjithësi.
Hapjen e vendeve të reja të punës.

Në rritjen e nivelit të formalizimit të ekonomisë.

Në uljen e evazionit tatimor.

Në rritjen e të ardhurave tatimore.
Mundesi me të medha financimi.

Futja e një numri të madh tregjesh
I bën tregjet më konkurues.

Si përfundim, për vendin tonë mund të themi që lizingu është në hapat e para të zhvillimit të tij. Por është një mundësi financimi mjaft fitimprurëse dhe që do të sillte një zhvillim ekonomik të madh për ekonominë shqiptare. E rëndësishme është që të investohet në këtë mënyrë financimi relativisht të re për vendin tonë. Zhvillimi i mëtejshëm i lizingut do të sjellë investime të reja kapitale në vend.

Referncat
Informacion i marrë nga:
LANDESLEASE COMPANY
SOGELEASE ALBANIA
TIRANA LEASING
RAIFFEISEN LEASING
CREDINS LEASING
Librat dhe publikime:
Beshir Ciceri ; Halit Xhafa ” Drejtimi Financiar ”
I.Shuli, R.Perri “Analize e Pasqyrave Financiare”
Vinod Kothari “Lease Financing and Hire Purchase”
Standardi ndërkombëtar i kontabilitetit no. 17 (IAS 17)
Raporti i SEED (Southeast Europe Enterprise Develoment)
Ligji NR. 9363 Datë 12.05.2005
Ligji “Për qiranë finaciare”
Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Ligji “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Sudhir Amembal “Winning with Leasing”
Faqe interneti

Home


http://www. minfin.gov.al
http://www.ezinearticles.com
http://www.logicalease.com
http://www.gazetatelegraf.com artikull datë 28.10.2010
http://www.albinfo.ch artikulli nga Jeton Kryeziu datë 10.10.2010
http://lajme.shqiperia.com artikull datë 3.05.2008
http://www.atk-ks.org artikull datë 19.11.2010
http://wwwbankofalbania.org artikull datë 15 korrik 2004
http://moneyterms.co.uk
http://en.wikipedia.org/
http://www.fbibusiness.com artikull nga Jeffrey Taylor
http://360albania.net/english/tool_box/leasing.htm
http://www.autoleasingsoftware.com/
http://www.bogalaw.com
www.industryrecords.net
http://eng.rlru.ru
http://worldwide-expert.co.uk
http://www.leasing-bulgaria.org
http://www.unicreditleasing.rs
http://www.finaccord.com
http://www.leaseurope.org
http://www.europa.eu.int
http://www.opm.org.mk artikull viti 2009
http://www.standard.al artikull date 09.04.2011
http://www.forumishqiptar.com